Shkup, 16 nëntor –Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim që të shfuqizohet Ligji për përcaktimin e llojit dhe matjen e gjatësisë të dënimit.
Gjykatësit konstatuan se Ligji është kushtetueshmërisht problematik dhe prandaj duhet të shfuqizohet.
Me dënimin rregullohej përcaktimi i llojit dhe matjes së dënimit, dakordimin e llojit dhe gjatësisë së dënimit mes prokurorit publik dhe të akuzuarit në suaza të marrëveshjes, si dhe formimin, qëndrimin, mandatin dhe kompetencave të Komisionit për vendosjen e politikës ndëshkuese.
“Rregullat dhe kriteret e përmbajtura në këtë zgjidhje ligjore të gjykatësve gjatë matjes së gjatësisë së dënimit të jenë nën kontroll të Komisionit për barazimin e politikës ndëshkuese, anëtarët e të cilit i zgjedh Kuvendi i RM-së, nuk është pajtim me përcaktimin kushtetues për pavarësinë e gjykatave. Nuk mundet pushteti ligjdhënës të imponohet mbi pushtetin gjyqësor”, konsiderojnë nga Gjykata.
Zgjidhja ligjore kontestuese, siç thonë nga Gjykata, vendos heqjen e dispozitës kushtetuese, duke pasur parasysh se Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë në Republikën e Maqedonisë, sipas Kushtetutës, është kompetente ta sigurojë unitetin në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave.
Vendimi për shfuqizimin e Ligjit për përcaktimin dhe matjen e gjatësisë së dënimit, i cili u miratua në vitin 2014, do të hyjë në fuqi pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.
Gjykatësit kushtetues sot kanë inicuar procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë në tre nene të Ligjit për përmbarim, që kanë të bëjnë në këtë kërkesë, kundërshtimet dhe ankesa për kryerjen e dokumentit ekzekutiv, vlera e të cilit në kërkesën kryesore është mbi 10 mijë euro në mënyrë të obliguar i përpilon avokati.
Gjykata konsideron se e drejta e zgjedhjes së avokatit nuk mund të imponohet, por ajo është e drejtë e qytetarit në këtë procedurë.