Bukuresht, 25 tetor 2018 – Gjykata Kushtetuese rumune i hodhi poshtë serinë e ndryshimeve në Kodin Penal, të miratuar nga ana e socialdemokratëve qeveritarë, ndërsa të kritikuar nga ana e Bashkimit Evropian, diplomatë dhe gjykatës.
Ndryshimet janë pjesë e ndryshimeve gjyqësore dhe personale që socialdemokratët i zbatojnë pasi e morën pushtetin para dy viteve. Kritikët vlerësojnë se ndryshimet janë kanosje për pavarësinë e gjyqësisë dhe se do të munden edhe më shumë ta përforcojnë shqetësimin e BE-së për vlerat demorkatike në këtë vend.
Paraprakisht edhe Gjykata Supreme i refuzoi disa ndryshime të Kodit penal, por hollësi për këtë vendim do të publikohen më vonë. Gjykata paraprakisht këtë muaj tanimë refuzoi 70 për qind nga ndryshimet e procedurave penale që do ta vështirësonin ngarkesën e dëshmimit. Të dy ndryshimet kthehen në debatin parlamentar.
Transparensi Interneshënëll e konsideron Rumaninë si vendin më të korruptuar në BE. ndërsa Brukseli sistemin e saj gjyqësor e ruan nën mbikëqyrje të posaçme nga hyrja në Union në vitin 2007.
BE tanimë punon në sanksione kundër Hungarisë dhe Polonisë për shkak të minimit të qeverisjes së të drejtës, ndërsa mediat lokale njoftojnë se është e mundur që Rumania të jetë e ardhshmja