Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e anuloi përcaktimin e Projekt – vendimit me të cilin është ngritur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për plotësimin e Ligjit për falje (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.99/2016), njofton KOHA.
Gjykata në seancën e mbajtur më 27 nëntor 2019 këtë vit ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11-a të Ligjit për plotësimin e Ligjit për falje nga viti 2016. Ky nen i Ligjit parasheh që presidenti i Republikës ta heqë faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje në afat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së këtij ligji, me çka presidenti nuk obligohet ta elaborojë vendimin. Personi për të cilin është sjellë vendimi për falje ka të drejtë deri tek presidenti i Republikës të shtrojë kërkesë për shfuqizimin e vendimit për faljen e tij. Presidenti i Republikës obligohet në afat prej 30 ditësh nga dita e shtrimit të kërkesës ta shfuqizojë vendimin e sjellë.
Gjykata sot ngriti procedurë pas nismave për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 46 paragrafet: 3,5, 6 dhe 7 të Ligjit për zbatimin e nenit 123-a të Ligjit për familjen si edhe për nenin 61, paragrafi 1 i Ligjit për denacionalizim.