Shkup, 28 mars – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme filloi procedurat për dy vendime të komunave Aerodrom dhe Radovish, në lidhje me shpalljen e referendumit për banim dhe integrim të emigrantëve.
Komunat, sipas Gjykatës, nuk mund t’u referohen këtyre çështjeve në referendum, sepse ato janë çështje për të cilat vendos qeveria qendrore.
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale e ndaloi zbatimin për kryerjen e këtyre vendimeve për shpalljen e referendumit të komunës Aerodrom dhe Radovish dhe në përputhje me ligjin dorëzoi iniciativë në këto lëndë.