Bampumim Teixeira, 30 vjeçar, u ngarkua me dy akuza të vrasjes këtë të hënë, nga shtrati i spitalit ku po trajtohej për plagët e tij nga të shtënat me armë. Ai e kishte vrarë mjekun Richard Field dhe të fejuarën e tij Dr. Lina Bolanos në Boston dhe ishte gjetur nga policia gjatë kërkimit të tij, meqë rast ishte plagosur nga disa plumba pasi që policia kishte menduar se ai është i armatosur. Gjykatësit ishin të pranishëm në dhomën e spitalit dhe si duket atyre nuk iu prit që Teixeira të këndellet, dhe ia dhanë dënimin e merituar për krimin e tij të rëndë.