Shkup, 14 maj – Këshilli gjyqësor e refuzoi nakesën e mbrojtjes së të akuzuarve në lëndën “Tanku” dhe pranoi që PSP t’i prezantojë dëshmitë e sapomarra.
Prokurori Stevço Donev tha se dëshmitë e reja ishin marrë me lutje për ndihmë juridike ndërkombëtare, përmban 58 faqe në gjuhën maqedonase, gjermane dhe angleze. Bëhet fjalë për komunikim me e-mail mes Dajmler benz dhe Mak autostar.
Avokatët e të akuzuarve ishin kundërgjykatës për t’i pranuar dëshmitë e reja të PSP-së, por me insistimin e të akuzuarve se bëhet fjalë për dëshmi të rëndësishme, këshilli gjyqësor vendosi t’i pranojë dhe të shqyrtohen në rpocedurë.
Përmbajtja e dëshmive të reja nuk u prezantua në seancën e sotme, ndërkaq debati vazhdoi me nxjerrjen e dëshmive të mbrojtjes.
Në lëndën “Tanku” të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Që të tre janë të akuzuar për furnizim të mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove.
Në gjykatë sot ishin të pranishëm Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski.
Procedura për Jankullovskën është ndarë për shkak të “shtatzanisë së rezikshme”.