Gjykata penale e Shkupit sërish i refuzoi “bombat” si dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”. Në kumtesën e Gjykatës theksohet se nga dosjet e lëndës ndahen dëshmitë e propozuara me listën e akuzës edha atë audioincizime nga bisedat telefonike, si dëshmi të marra në mënyrë të paligjshme me shkeljen e lirive dhe të drejtave të konfirmuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Për kërkesën e mbrojtjes, bisedat telefonike që të ndahen nga dosjet e lëndës si dëshmi të marrë në mënyrë të paligjshme ka vendosur Këshilli për vlerësimin e aktakuzës së Gjykatës themelore Shkupi 1-Shkup. Në rastin “Tenderët” akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska për keqpërdorime me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”. Për rastin “Toplik” dyshohen gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qyteti diellor”, ndërsa “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski.
Kundër këtyre zgjidhjeve të pavlefshme, është lejuar e drejtë e ankesës në afat prej tre ditëve deri te Gjykata e Apelit Shkup. Gjykata paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i publikojë zgjidhjet dhe sqarimet për vendimin, për njohje të plotë të opinionit me përmbajtjen dhe sqarimin e vendimeve të miratuara.