Një gjykatës në Brazil ka urdhëruar sekuestrimin e pasaportës së Ronaldinhos për shkak të borxheve të pa paguara prej 2 milionë eurosh, derisa shuma totale në llogaritë e tij bankare e gjetur nga autoritetet përkatëse është vetëm gjashtë euro. Ronaldinho dhe vëllau i tij janë gjobitur për një ndërtim ilegal në një zonë të mbrojtur, dhe tani ata nuk kanë arritur ta paguajnë borxhin. Stili i tij i jetës, megjithatë, nuk korrospodon me shumën e gjetur në llogarinë e tij bankare, transmeton IndeksOnline. Kjo pasi që javë më parë ai kishte udhëtuar në Kinë dhe Japoni për arsye marke. tinguMë vonë, ai gjithashtu ishte në vende të ndryshme si në Evropë dhe Afrikë, derisa Nike lansoi linjën e re të këpucëve nën emrin e tij. Më 17 nëntor, ai do të participojë, gjithashtu, në ”Game of Champions”, një miqësore, e cila do të zhvillohet në Frankfurt.