Një gjykatë franceze ka hedhur poshtë vendimin e kryetarit të një komune në Francë, i cili kishte marrë vendim që në shkollat e qytetit të mos shërbehen ushqime të tjera alternative, përveç atij standard, i cili ishte me mish derri, transmeton Gazeta Metro. Mediat lokale raportojnë se Komuna e Burgundy ishte përballur dy vite më një organizatë myslimane, e cila e kishte paditur komunën për këtë urdhër, pasi pretendonin se kështu po u shkeleshin të drejtat fëmijëve që vijnë nga komunitete që nuk hanë mish derri. Në mars të vitit 2015, kryebashkiaku Gilles Platret nga një parti e djathtë, kishte hequr nga menytë shkollore ushqimet që shërbeheshin për myslimanët dhe hebrenjtë e që nuk përmbanin mish derri, me arsyetimin se shteti nuk ka pse të përzihet në çështje fetare. Pas vendimit të gjykatës që hodhi poshtë këtë urdhër të kryetarit, komuna ka paralajmëruar ankesë, ndërsa komunitetet myslimane dhe hebreje e kanë cilësuar vendimin si fitore.