Athinë, 26 janar – Gjykata Supreme e Greqisë sot e hodhi poshtë kërkesën për ekstradim të tetë oficerëve turq, të cilët në korrik ikën nga vendi pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi. Aktgjykimi është sjellë në pajtim me argumentet e prokurorëve, të cilët javën e kaluar pohuan se oficerët nuk do të kenë gjykim të drejtë në Turqi. Tetë ushtarët ateruan me helikopter në Greqi më 16 korrik, duke kërkuar azil politik, me arsyetim se druajnë për jetët e tyre në Turqi. Ankaraja zyrtare kërkoi nga Athina t’i ekstradojë, duke theksuar se ata janë të involvuar në tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet dhe i kualifikon si tradhtarë. Të tetë ushtarët mohojnë se janë të involvuar në tentimin të ndërrohet nga pushteti presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan