Kajro, 8 nëntor 2018 – Gjykata egjiptiane sot dënoi 65 persona për të cilët besohet se janë ekstremistë dhe anëtarë të grupit terrorist, të cilët kanë shprehur lojalitet ndaj SHI-së.
Me aktvendim, 18 prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm, 41 me 15 vjet burg dhe gjashtë deri pesë vjet. Dy persona janë liruar.
Prej 67 të akuzuarve, 43 janë në paraburgim, ndërsa tjerët mes të cilëve edhe dy gra janë në arrati. Prokurorët deklaruan se grupi ka pasur qeli në pesë provinca dhe se personat janë trajnuar të shfrytëzojnë armë dhe mjete shpërthyese.