Gjykata themelore Shkup 1 kumtoi se është pranuar akti akuzues nga Prokuroria speciale publike për lëndën “Transporter” dhe se do të caktohet termin për fillim të gjykimit, që do ta udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska.
“Këshilli për vlerësim të aktit akuzues pranë Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup, i cili vepronte sipas aktit akuzues të parashtruar nga ana e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve (PSP) kundër 21 personave për lëndën në opinion të njohur si ‘Transporter’, pas marrjes dhe shqyrtimit të negociatave të palëve në procedurë lidhur me akuzën, si dhe duke i vlerësuar faktet mbi të cilat është bazuar akti, mori vendim me të cilin e miratoi aktin akuzues”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.
Akti akuzues, në pajtim me AKMIS – sistemin elektronik, i është caktuar gjykatës Lidija Petrovska për veprim të mëtejshëm në këshillin gjyqësor, pas çka do të caktohet termin për mbajtje të debatit kryesor, pas çka palët do të njoftohen, ndërsa opinioni do të informohet, theksojnë nga Gjykata themelore Shkup 1. Në rastin “Transporter” dyshohen kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir.