Gjykata e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II

0

Pas vendimit të gjykatës belge, sipas të cilit ish-mbreti Albert II, 84 vjeç, duhej t’i nënshtrohej një testi gjenetik, Delphine Boël fitoi të drejtën për t’u njohur si vajza e tij biologjike, bëhet sot e ditur.

Informacioni i njoftuar nga mediat belge u konfirmua edhe nga Marc Uyttendaele, një prej avokatëve të Boël. Delphine Boël, artiste e arteve pamore, 50 vjeçe, pretendonte se ishte lindur nga një marrëdhënie e gjatë që ka patur në vitet ’60-’70 e ëma, Sibylle de Selys Longchamps me Albertin, në atë kohë princi trashëgimtar, i martuar që nga viti 1959 me Paola Ruffo di Calabria, përcjell ATA.

Alberti II, i cili drejtoi mbretërinë nga viti 1993 deri në 2003 është babai i mbretit aktual të Belgjikës, Filipit, e ka mohuar gjithnjë të ketë patur marrëdhënie me të ëmën e Boël.

Comments are closed.