Shkup, 11 janar – Në tërësi është miratuar aktakuza për rastin”Talir” të Këshillit për vlerësimin e aktakuzës pranë Sektorit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale.
“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës pranë Sektorit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar në bazë të vlerësimit të aktakuzës të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale dhe të cilat dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve në lëndën e aktakuzës të quajtur si ‘Talir’ për financim joligjor të personit juridik- parti politike pas seancës publike në prani të palëve, ka sjell vendim me të cilën padinë e miraton në tërësi”, njofton Gjykata Penale.
Pas formimit të lëndës penale pas vlerësimit të aktpadisë, i njëjti konform sistemit AKMIS do ti jepet gjykatësit për procedim të mëtejmë, ndërsa pas diskutimit kryesor siç thonë nga Gjykata, palët dhe opinioni do të informohen me kohë.
“Sa i takon aktpadisë së dytë për lëndën e njëjtë që ka të bëjë me ndërtimin joligjor, i njëjti është dërguar te gjykatësi për vlerësim të aktpadisë dhe pas vendimit, Gjykata menjëherë do të informojë opinionin”, qëndron në kumtesë.
Në rastin “Talir” për financim joligjor të partisë politike VMRO-DPMNE akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Ata janë akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milion para të gatshme për partinë. Çingarovska vitin e kaluar ka pranuar fajin dhe mori një dënim me kusht.