Marok, 18 korrik – Gjykata për luftë kundër terrorizmit në kryeqytetin maroken sot ndaj tre personave ka shqiptuar dënim me vdekje për vrasjen e dy turisteve skandinave në vend në dhjetor të vitit të kaluar, transmetojnë Agjencitë perëndimore.
Vrasja është kryer në emër të Organizatës terroriste të Shtetit islamik, theksojnë mediat franceze.
Njëri nga të dënuarit është një 25 vjeçar, tregtar i radikalizuar Abdelsamad Exhud i cili ka pranuar se e ka organizuar vrasjen e dy grave bashkë me dy bashkëpjesëmarrësit, Junes Uzijad (27) dhe Rashid Afati (33).
Danezja Luiza Jespersen (24) dhe norvegjezja 28 vjeçare Maren Jueland janë vrarë derisa kanë qenë në ekskursion në rajonin e largët në malet Atlas që gjenden në pjesën jugore të Marokut.
Në procesin që udhëhiqet për vrasjen e dy skandinaveve të reja gjykohen gjithsej 24 persona, ndërsa një pjesë e tyre dyshohen për pjesëmarrje në përgatitjen e vrasjes, derisa të tjerët për përkatësinë e qelisë xhihadiste. 21 të tjerët kanë marrë dënime prej 5 deri në burgim të përjetshëm.