Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Romelu Lukaku, ka kërkuar ndjesë publike pasi policia iu përgjigj pesë ankesave për zhurmë në shtëpinë ku futbollisti po jetonte në Amerikë, gjatë verës. 24-vjeçari nga Belgjika u arrestua në qershor, një javë pasi Mançester Junajtedi e bleu nga Evertoni për 90 milionë euro.
Lukaku do të paguajë 450 dollarë për të mbuluar koston e shpenzimeve të policisë që shkoi në vendngjarje dhe 450 dollarë gjobë për komunitetit “Lukaku është i penduar për mënyrën si u soll dhe zhurmën që shkaktoi atë ditë” – tha avokati i tij përpara trupit gjykues në Los Anxhelos. Gjykata vendosi për lojtarin dy gjoba me një total 900 dollarë, ndërsa dënimi maksimal për këtë shkelje ishte 6 muaj heqje lirie për prishje të qetësisë publike.