Shkup, 2 dhjetor – Gjykata e Apelit sot nuk e ka shqyrtuar ankesën për paraburgimin e të akuzuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski.
Nga Gjykata e Apelit informojnë se sot nuk është vendosur mbi ankesën e paraburgimit të Bojan Jovanovskit- Boki 13 dhe se e mundur është të mblidhet të mërkurën.
“Është caktuar për sot, por ai e ka tërhequr propozimin për seancë publike dhe tani do të vendoset në seancë të paralajmëruar. Nesër jo, e mundur është të mërkurën të mblidhemi”, kanë informuar nga Gjykata e Apelit.
Bojan Jovanvski ndërkohë mbetet në paraburgim në SHNP Burgu- Shkup ku është kthyer pas hospitalizimit disaditor në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.
Në Gjykatën Penale në Shkup nesër duhet të mbahet seanca e parë për rastin “Reket” ku bashkë me Bojan Jovanovskin- Boki 13 të akuzuar janë edhe ish prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe Zoran Milevski- Kiçeec të cilët gjenden në paraburgim shtëpiak.(koha.mk)