Shkup, 2 nëntor – Gjykata e Apelit Shkup këto ditë duhet ta komunikojë vendimin rreth ankesës të Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për refuzimin e bisedave të përgjuara si provë në rastin e PSP-së “Tenderë”, në të cilin është akuzuar ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kancevska Milevska. Prokurori i PSP- së Stevço Donev në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit tha se përmbajtja e bisedave të përgjuara të cilat janë bashkangjitur si dëshmi del se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale e cila u ngarkohet.
Sipas avokatit Sasho Dukovski i cili e mbron Kançeska – Milevskën, dëshmitë e marra në mënyrë të paligjshme nuk munden në asnjë rast, në asnjë ligj vendor, Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare të jetë dëshmi në procedurë gjyqësore. Kërkoi që “bombat” të mos merren si dëshmi.
Në seancë dje nuk mori pjesë ish-ministrja e Kulturës Kançevska Milevska.
Gjykata e Apelit në dy seanca publike të premten do të vendosë nëse bombat në lëndën “TNT” për rrëzimin e kompleksit të banesave “Kosmos” dhe bombat në lëndën “Toplik” për rastin “Qyteti diellor” mund të jetë dëshmi në procedurën.
Këshilli për vlerësimin e aktakuzës të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, siç kujton MIA më 27 shtator të këtij viti i refuzoi të a.q. “bombat” si dëshmi në rastet “Tenderë” “Toplik” dhe “Tortura”.
Në rastin “Tenderë” është e akuzuar Kançevska Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”. Në “Toplik” të dyshuar janë gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të diellit” dhe “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish ministrit të Punëve të Brendshme Ljube Boshkovski.
Regjistrimet e bisedave të përgjuara deri tani janë pranuar si dëshmi në lëndën “Treqind”, në të cilën është i akuzuari ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski edhe për “Dhunën në Qendër”, në të cilën është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa janë refuzuar për “Titanik” “Tank”, “Tifani” dhe “Trevnik”.