Shkup, 13 dhjetor – Gjykata e Apelit Shkup i konfirmoi paraburgimet edhe për nëpunësen në shërbimin kuvendor Elena Docevska-Bozhinovska dhe për ish-shefin e MPB-së Mitko Peshev, të akuzuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Peshev dhe Docevska-Bozhinovska fillimisht morën arrest shtëpiak, që Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 ua zëvendësoi me 30 ditë paraburgim në burgun e Shutkës. Për këtë parashtruar ankesa deri te Gjykata e Apelit-Shkup.
Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkup, dje solli vendim me të cilin i refuzoi ankesat për përcaktimin e paraburgimit për deputetët Lupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski dhe i konfirmoi zgjidhjet e gjykatësit në procedurën paraprake.
Vasilevski është në paraburgim në Shutkë, ndërsa Dimovski në arrest shtëpie, pasi Kuvendi ua hoqi imunitetin.