Gjykata e apelit e SHBA-së e refuzoi ankesën e administratës në Uashington për riaktivizimin e dekretit të presidentit me të cilin ndalohet dhënia e strehimit për emigrantët të cilët në mënyrë të paligjshme e kanë kaluar kufirin e SHBA-së.
Gjykata e shqyrton ankesën dhe mbrëmë vendosi se ndalesa mund të jetë në kundërshtim me ligjin.
Gjykata nga instanca më e ulët në San Francisko vazhdon ta shqyrtojë padinë nga organizatat qytetare për paligjshmërinë e dekretit të Trampit, i cili mbetet jovalid derisa gjykata nuk deklarohet lidhur me këtë.
Në fillim të muajit të kaluar, presidenti Tramp nënshkroi dekret me të cilin ndalohet dhënia e vendit për strehim për emigrantët të cilët në mënyrë të paligjshme e kanë kaluar kufirin me Meksikën. Presidenti kërkoi në kufi me Meksikën të sistemohen disa mijëra ushtarë amerikanë si ndihmë për shërbimet kufitare, por Pentagoni kohë më parë vendosi tërësisht t’i tërheq.
Karvani me emigrantë nga Amerika Jugore në kufi me Meksikën arriti nga fundi i nëntorit, kur shërbimet kufitare shfrytëzuan gaz lot sjellës dhe plumba gome për ta penguar turmën prej disa qindra emigrantëve të paligjshëm të cilët tentuan të depërtojnë dhe të hyjnë në territorin e SHBA-së.