Shkup, 4 dhjetor – Gjykata e Apelit Shkup sot në seancë publike do të debatojë nëse bisedimet e përgjuara do të jenë dëshmi në procedurën gjyqësore për lëndën “Titanik” në Prokurorinë Speciale.
Apeli debaton rreth ankesave, pasi që Gjykata Penale më 20 tetor të këtij viti i hodhi poshtë “bombat” si dëshmi për “Titanik”-un.
Lënda “Titanik” është rasti i parë që e ka zbardhur PSP, ndërsa i përket dhjetë veprave të ndërlidhura me shumë parregullsi, ndërsa janë të akuzuar ish-funksionarë mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska. Ata akuzohen nga PSP, për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.