Madrid, 18 shkurt – Një Gjykatë në belgjikë refuzoi t’i përgjigjet kërkesës së ish-liderëve katalonas Karles Puxhdemon dhe Toni Komin të cilët kërkuan të anulohet kërkesa evropiane për ekstradimin e tyre në Spanjë.
Procedura është ndërprerë përderisa Parlamenti evropian nuk miraton vendim për të dytë, si anëtarë të PE-së, t’ua heqë imunitetin.
Ish-lideri katalonas dhe ministri i tij i shëndetësisë kërkuan nga gjykata ta hedhë poshtë urdhrin evropian për ekstradim të tyre, por përgjigja e gjykatës belge ishte negative, transmetoi “El pais”.
Gazeta thekson se kjo do të thotë se urdhëresa evropiane do të ngrihet.
Heqja e imunitetit të dy liderëve katalonas, shtohet, është në duar të Parlamentit evropian i cili atë vendim së pari duhet ta miratojë në mbledhje të Këshillit për punë juridike, e më pas të miratohet në PE me shumicë votash.