Një grua saudite ka humbur gjyqin ku kërkoi të martonte burrin që dëshironte për shkak se ai u cilësua “fetarisht i papërshtatshëm”.
Burri në fjalë ishte muzikant dhe në fenë islame muzika cilësohet si diçka e ndaluar (haram).
Në rregullat e fesë islame një grua s’mund të martohet pa pëlqimin e “kujdestarit” (kryesisht babait), kjo edhe pse gruaja në fjalë ishte 38 vjeç.
Mbretëria ultra-konservatore kërkon që gratë të kërkojnë leje nga “kujdestarët” meshkuj – baballarët, burrat apo të afërmit e tjerë meshkuj – për të udhëtuar, për t’u martuar dhe për detyra të tjera.Në disa pjesë të mbretërisë, një njeri që luan një instrument muzikor konsiderohet i statusit inferior dhe që ka një reputacion të keq.
Dy vjet më parë, muzikanti, një mësues, kërkoi dorën e gruas, një menaxhere 38-vjeçare nga rajoni ultra-konservator i Qassimit, në veri të kryeqytetit Riyadh, tha gazeta Okaz.
“Për shkak se muzikanti luan një instrument muzikor ai është i papërshtatshëm për gruan nga pikëpamja fetare”, tha gjykata, sipas Okaz.