Këshillet gjyqësore pranë Gjakatës administrative filluan t’i shqyrtojnë ankesat e parashtruara nga partitë kundër vendimeve të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën. Siç informuan nga gjykata janë parashtruar gjithsej 27 ankesa prej të cilave 24 ka parashtruar VMRO DPMNE-ja, dy TMRO-ja dhe një është nga E Majta.
Këshillet gjyqësore të Gjykatës administrative lidhur me këto ankesa duhet të prononcohen 48 orë nga parashtrimi i tyre. Lidhur me ankesat do të vendosin pesë këshille gjyqësore të përbëra nga pesë gjykatës nga Gjykata administrative, të zgjedhur me rrugë të shortit. Ankesat në mënyrë elektronike u sistemohen gjykatësve, ndërsa vendosja do të bëhet në seanca publike. Gjykata administrative e hodhi poshtë ankesën e Gjorgji Sharkovskit kundër, siç thuhet në dokumentin e parashtruar, “administrata shtetërore ne Krivogashtan” për shkak të pamundësimit të grumbullimit të nënshkrimeve për kryetar të komunës dhe anëtarëve të këshillit në komunën e Krivogashtanit. Vendimin e miratoi Gjykata administrative në këshill të përbërë nga tre gjykatës në seancë jopublike të këshillit. Ndërkohë po vijon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Mbrëmë në mesnatë përfundoi afati për parashtrimin e kërkesave për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është më 29 tetor.