Gjykata Administrative e hodhi poshtë padinë e “Bankës Eurostandard”

30

Shkup, 30 shtator – Gjykata Administrative e hodhi poshtë padinë e “Bankës Eurostandard” lidhur me vendimin e Bankës Popullore të sjellë nga guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska.

Në elaborimin e vendimit thuhet se për Bankën Eurostandard është hapur procedurë falimentuese dhe në pajtim me Ligjin për falimentim dhe Ligjin për shoqëritë tregtare është bërë ndryshim i të dhënave në Regjistrin Qendror dhe personi i vetëm i autorizuar është drejtuesi në falimentin Dushko Todevski i cili ka autorizime ta përfaqësojë bankën në qarkullimin juridik.

“Për këto arsye, Gjykata Administrative e hodhi poshtë padinë e paditësve për shkak të mosekzistimit të legjitimacionit aktiv ndërsa në pajtim me nenin 203 paragrafi 2 i Ligjit për procedurë penale për zbatimin e së cilit na drejton neni 14 paragrafi 1 i Ligjit për kontestet administrative”, thuhet në elaborim.

Edhe kërkesën për sjelljen e masës së përkohshme për anulimin e vendimit nga Banka Popullore, nga Gjykata e hodhën poshtë.

“Gjykata gjatë vendimmarrjes e pati parasysh edhe kërkesën e veçantë – Propozimin për sjelljen e masës së përkohshme për anulimin e zbatimit të vendimit të kontestuar por fakti se Gjykata me këtë vendim vendosi për padinë, kërkesa për sjelljen e vendimit për masën e përkohshme hidhet poshtë. Kjo për arsyen se masën e përkohshme në kontest administrativ e ndjek fati i padisë”, theksojnë nga Gjykata.

Banka Popullore në gusht e mori lejen e punës së Bankës Eurostandard për shkak të mospërmbushjes së kushteve minimale të punës. Në fund të gushtit u hap procedurë falimentuese, ndërsa nga Fondi i sigurimit të depozitave paralajmëruan se do të dëmshpërblehen depozitat. Një pjesë e qytetarëve të dëmtuar kanë formuar shoqatë dhe për nesër paralajmëruan protestë para Kuvendit. Përmes kësaj banke bëhej edhe qarkullimi pagesore i SHA “Postës” për çka në vijim është procedura për zgjedhjen e bankës së re përmes së cilës “Posta” do ta kryejë qarkullimin pagesor.

Comments are closed.