Gjurmëve të udhëpërshkruesve të vjetër: Nga Prizreni në Kelmend, nepër Valbonë e Shalë

Një grup profesorësh e albanologësh nga Vjena, Grazi, Buadpesti, Prishtina, Prizreni e Tetova, Kurt Gostentshnigg, Konrad Clewing, Kristian Csaplar-Degovics, Nuri Bexheti, Izer Maksuti, Shafi Hoxha, Ylber Hysa, Enber Hoxhaj vendosën që të rikthejnë traditën e udhëprshkruesve të hershëm, sidomos atyre austro-hunagrez, për të shkuar gjurmëve të tyre dhe rivizituar gadi një shekull pas vendet e dikur të paprekura shqiptare….

Nga Ylber Hysa

Historiani zvceran Gonzague de Reynold e ka definuar gjeografinë si truall ku historia i lëshon rrënjët e saj.

Advertisements

Nga Prizreni në Shkodër dukët se është përmbledhur e gjthë ajo që mbështjell historinë me gjeografi—që nga kohërat e paregjistruara e deri në historinë me shumë tregime.

Rruga jonë është evokim i shumënduarshëm: që nga arkeologjia, burimet antike, kronikat mesjetare e deri tek udhëpërshruesit që e rizbuluan edhe një herë për kontinetin e vjetër ate që, siq thoshte një udhëprshkrues, e njihnin më pak se sa indianët e Amerikës.

Në fakt, nëse ka diku determinizim të historisë nga gjeografia, mu këtu është ai vend.

Nga dy masivet malore që si murr i pakapërcyeeshëm determinon  hapsirën dhe zhvillimet në  këtë pjesë të Ballkanit, janë pikërisht Sharri më i butë por, i lartë dhe i gjatë (80 km) që prek Kosovën, Maqedoninë e Shqipërinë dhe “Bjeshkët e Namuna” (siq e u qanin në Lëpushë të Klemendit), apo Prokletije sllavët,  apo së fundmi edhe Alpet Shqiptare që si një ngrehinë qiellore ngriten pezull duke ndërpre si me thikë Adriatkun dhe brendësinë e Ballkanit qendor.

Rrugët, qarkullimi apo komunikimi në këtë hapësirë me relief jomiqësor që konzervon jo vetëm natyrën por, mbase edhe zhvillimet historike, është tejet problematik dhe i vëshëtërsuar. Gryka lmunjësh, qafa malesh, shpjegojnë se sa i vështirë ishte komunikimi i brendësisë me detin, jo vetëm për njerëzit lokalë, malësorët, fiset, popujt, por edhe mbretëritë e perandoritë . Është ndonjë lum si Drini që determinon aksin e komunikimit në mes detit e brendësisë. Ajo që dikur nga romakët ishte ngritur domosdshmërisht si Via Publica, që nga malësorët veriorë me asimilim tipik për gegnishtën redukton fjalët në toponim për vend e krahinë etnogrfike si Pukë, është një arterie që mban gjallë këtë hapësirë gjeografike. Ajo në fakt ishte një via miltaris. Por, rrallë si ndonjë rrugë tjetër antike ajo nuk mund të shfytëzohët nga barbarët në dyndje, si gjithkund tjetër në gadishullin Ilirik pas thyerjës së limesit të Danubit. Prandaj, nuk dukët hiq e paqellimtë kultura e Komanit që zë vend mu në këto male, aty ku tani turistët lundrojnë në liqenin artificial të Komanit që të kenë të kuptosh më bukur logjikën e gjeografisë në histori.

Kutura e Komanit, që lidh antkën me mesjetën, ilirët me arbërit, ende vazhdon të cyt debatet e polemikat, por në fakt ka një të përbashkët të pakontestuar për rolin e këtij vendi—ajo e të qenurit azil natyror për etni, popuj e kultura.

Malet e veriut të ashpër shqiptar dukët të kenë luajtur më shumë se mirë rolin e barkut të popullit shqiptar, duke qenë një lloj frigoriferi i zakoneve, kulturave, përceptimeve dhe mbijetësës që i rreziston kohëraave, dinamikës, zhvillimeve.

A është Veriu shqiptar një lloj Kaukazi?

Apo Tiroli, apo alpe zvicrane?

Nëse Kuakzi është një lloj barku i hershëm i (shumë) popujve, Zvicra e shumë pikëtakimeve etno-kulturore të konzervuara, a është hapësira këndej Bjeshkëve të Nemuna azil mbijetues i shqiptarëve?

Via Publica romake duket i lëshoj rrugën një tregtie vetëm me karavane (apo skele në pjesë të lundrueshme të Drinit e Bunës) gjatë mesjetës. Prizreni e Shkodra këtu janë dy anët e vektorit historic, politik e tregtar dhe pse jo, civilizues.

Kur hyp mbi majën e Sharrit mbi Liqenin e Zi kah Opoja e Dragashi, siq bëmë ne, prej ku vërën qartazi fshatrat e Maqedonisë dhe luginën e Pollogut, dhe kthehësh pas stuhisë rrugës kah Cvileni mbi Vishegrad, ku dikur kishte qenë kështjella ndihmëse bizantine që ka ruajur kalimin kah lugina e Bistricës për në kalanë e Prizrenit aty ku më vonë gjeti vend mauzoleu i Car Dushanit, dhe kur hyp bi kalanë e Prizrenit rrishtas e rinovuar nga dora e sponzorit tonë Shafi Gashi, në mënyrën më drejte e kupton rolin historik që ka pas Prizreni. Determinizmi gjeografik i ka ndarë një rol kalasë së Przrenit për të qenë në fund të fushës së gjërë pjellore të Dukagjinit, që ishte hambar për shumë mbretëri e peranadori dhe hyrjën mu në fillim të pjesës malore- aty ku gërshëtohën dy mega- masivet e Ballkanit: Sharri dhe Bjeshkët e Nemuna.

Prizreni është porta në mes të Adriatikut e brendësisë së Ballkanit. Këtë ju bënë me dije edhe ndonjë dru fiqi në oborret e qytetit të vjetër, përkujtues i klimës së Mesdheut që vije deri këtu.

Dhe është mu ky aks (Prizren-Shkodër) që ka ndikuar historikisht zhvillimet civilizuese në rajon, përveq kur rruga e hekurt e gjeopolitikës së shekullit XIX bëri që ferovija Mitrovicë-Selanik të zbeh rolin e një qyteti si Gjakova po Prizreni duke rikthyer Prishtinën si qendër administrative.

Gjakova është një qytet që është rimëkëmbur shpejt nga lufta shkatërmtare e 1999 që vrazhdësinë e saj e derdhi mbi një marker identitar- qarshinë e vjetër që pas shktëtrimit të plotë është rikthyer për ekspeditën tonë sa për të kuptuar rolin që luajti ky qytet në fund të mesjëtës dhe fillimit të një periudhe të re nën otmanët dhe ndëridhjën e saj me prapavijën alpine shqiptare nga Bajram Curri e ne Malësitë e Hasit e deri tek Valbona.

Nëse dicka dëshmon në mënyrën më të dukshme kombinimin e bukurisë natyrore, vrazhdësinë, dhe njëkohësisht konzervatizmin, atëherë me siguri këto duhët të jënë dy luginat që rrethohen me amfiteatër natyror deri në qiell tek kurorat malore, siq është Valbona dhe Thethi.

Arqitektura: Kulla e gurtë me kulm të alpin alla Europa Qendrore

Nëse ka diçka për ta vequar dhe portretizuar Thethin atëherë këto janë “Kulla e Ngujimit” dhe Kisha Katolike. Që të dyja ngrehurina që qojnë krye në Luginën pitoreske të rrethuar nga malet e shkrepat deri në qiell.

Kisha katolike që ka historikun e saj interesant, e ndërtuar me 1897 pas një reforme në peradorinë turke dhe presionit të konzullatave perendimore, sidomos Austro-Hungarisë, mban dhe shënimin një pllake mermeri se mu aty Atë Shtjefen Gjeqovi mbledhësi i Kanunit, kishte hapur këtu shkollën shqipe më 1917.

Varri më i ri ty i takon një albanologu që aq shumë e deshi këtë vend dhe malsorët: Robert Elsien. Me një kryq të thejsht druri por, të punuar me ornamente  të vjetra të kësaj ane, varri i Elsiet thuase solli edhe në kohën tonë vargun e pakëtur të xherdanit të vjetër të albanologëve pionerë, Hahn, Nopsca, Jokl, Edit Durham, Milan Sufflay e sa të tjerë. Shaljanët në maje rruge që lidh Thethin me Bogën e kanë përjetsuar “Krajlicën e Maleve” Edith Durham me një përmendore, ndërsa ambasada hungareze baronin Nopcsa. Por, shumëicës duket se shqiptarët u kanë mbetur borxh t”ju shpaguajnë kujtimin e pacmueshëm që ju kanë bërë atyre me veprat e shumëta.

Sipas vjeljës të materialit nga histori orale ad hoc që bëmë aty, Kisha në kohë komunizmi kishte shërbyer si ambulantë.

Por, jo edhe Kulla e Ngujimit. Sipas pronarit të saj të tanishëm Koqeku, që mbahët edhe si kustos autodidakt, komunizmi mund ti bëntë të gjitha, të rrënntë Kisha e xhamija, por nuk e preku Kullën e Nguimit duke ditur rëndësinë e simbolikën e saj. Kulla mendohët të jetë 400 vjeqare, e regjistruar edhe në udhëpërshkrimet e Edit Durham dhe të tjerëve. E vuam nën thonjëza termin Kulla e Ngujimit për të vën në pah vlerësimin e kustosit Koqeku që thotë se ajo mund të jetë Kulë Ngujimi apo Pajtimi, varrësisht se si bie verdikti mbi rastet e gjakut duke mos prejudikuar vendimin. Jo të gjithë rastet falen, apo zgjedhën, thekson ai logjikën gjyqësore që vlen përgjethësisht.

Por, ajo që dukët se po rrezikohët dhe nuk mirëmbahët dhe që është perlë karateritike e arqitekurtës së kësaj hapësire është kulla. Por, në këtë pjesë të veriut, përfshi Valbonën dhe Kelemendin, kjo është një kullë që i pështatet ambinetit të vrazhdët alpin me një kulm të thyer më të thellë, siq mund të shihiet edhe në pjesën e Europës Qendrore, por edhe gjetiu në Ballkan, Mal te Zi, Rozhaj, Plavë e Gusi apo Bihor. Është ky një kulm i thyer i punuar bukur me rrasa druri që përthekohën njëra në tjetrën, që hasën edhe në Zvicër. Kulmi vije mbi kullën që gjithmonë është ndertuar nga guri vendor.

Janë disa sosh të braktisura midis malit nëpër qafën që lidh Valbonën me Theth.Në Theth është rindërtuar me shije si hotele bujtinë Kulla e Gjelajve nga viti 1926, që sot i mirëpret mysafirët me ushqim e dizajn të shkëlqyer.

Por, fatkeqësisht, kullat që kanë nisur të rindërtohën nga fluksi shumë në rritje i turistëve malorë europian, ka nisur të adaptoj elemente jokarketeristike ndërtimi, sikurse kulmi i llamarintë apo ndërtime tjer nga kasolle druri moderne.

Ajo që vlen të theksohët në veqanti është Kulla e Rexhepagiqëve në Plavë, të cilën na hapi me mirësi trashigimtari i saj Shuqo Rexhepagiq. Kulla është një margaritar i llojit të vet që mësohet në disa fakultet arqitekure në rajon dhe gjetiu.

Për të është shkruajtur aq shumë sa që nuk ka nevoj të shtojmë ndonjë gjë këtu. Ajo që vlen të përnendët është koleksioni privat i kësaj familjeje, një si muze familjar i mbledhur me gjenerata që përmban artefakte nga më të ndryshmet. Ndër to edhe fotoja e vjetër e gjyshit të Shuqos, begut të Rexehpagiqëvë me tirqi dhe plis.

Kanuni – ligji i pashkruar i maleve

Kjo vetvetiu hap edhe cështjën ikonike që lidh malësinë e Madhe dhe gjithandej me të drejtën zakonore të këtij vendi- Kanunin e Lekë Dukagjinit, që tradita e ndërlidh e Lekën III Dukagjinin  (1459-1479). Autodidakti Koqeku vënë në pah edhe shtrembërimet që ju kanë bërë kanunit. Sipas tij në momentin kur ka hy në përdorim cështja e parasë, nuk ka mbetur më Kanun. Parja dhe kauni- nuk shkojnë bashke, thotë ai.

Ai pretendon se njerëz të ndryshëm, pëfshi edhe Kadarenë e kanë literarizur kanunin (Prilli thyer)  duke i vënë kuptime që nuk qëndrojnë sikurse nishani në këmishë i gjakmarrësit apo plumbi i pajës për nuset e posamartuara. Gruaja nuk vritet sipas Kanunit, përveq rasteve përjashtuese që kanë të bëjnë me moral.

Kanuni nuk është tërësisht i përmbledhur dhe siq thotë Shtjefën Gjeqovi “mund ti mbledha vetëm ca grimca’, thotë bashkëbiseduesi ynë. i cili pretendon se Kanuni në 5000 faqe ruhët në Vatikan.

Inkurajuese për të mësuar që nuk ka hakmarrje më në Theth e Shalë. Ndonëse, ka raste të izoluara në Kelmend e gjetiu.

Kisha historikisht ka luajtur rol në patim të gjaqeve, thekson ai.

Origjina: fise terciare apo nga kryehera

Bashkëbiseduesi ynë pretendon se Shala, Shoshi e Mirëdita orgjinojnë nga 3 vëllëzer dhe ata nuk martohën ndër veti, sipas logjikës ekzogamike gjithandej tek shqiptarët e veriut.

Prejardhjën duhët ta kenë diku nga Gjakova dhe në shekullin XV (1419 apo 1439) kanë ardhur në këto hapësira. Me rastin e ndarjës së pasurisë së përbashkët, vëllait të madh i është dhënë Shala, tjetrit shosha, ndërsa më të voglit në një variant asgjë dhe ai është larguar me përshëndtejën”hajt pra mirëdita”, ose me variantin tjetër i është dhënë më shumë tokë dhe i ka uruar me përshëndtjën “mirëdita”. Gjurmën e parë të antroopnimit Mirëdita i gjejmë më 1416, Jon Mirdit, Petro Mirdit në fshatin Mensabardi poshtë Shkodrës.

Nga bashkëbiseduesi për traditë mbahët që edhe një përqindje e Vlorës dhe Himarës janë nga kjo pjesë e Malësisë, që vihet në pah edhe nga mbiemrat tipik kompozit sikurse Gjoleka etj.

Sipas legjendës, para Shalës në Thethë e këto hapësira kanë qenë Kelmendi, e para tyre Ostët një fshat aty afër me të clët me të ardhur Shaljanët kanë refuzuar që të martohën “për të mos u prish racën”, sepse ishin të vegjël dhe të zinj!

Nopcsa thirrët në legjëndën që shaljanët për 100 vitë kishin jetuar nëpër sh pella për të qenë të izoluar dhe për të ruajtur fenë e identitetin.

Shala shtrihët në amfitetrin që mbulon luginën e Thethit, në Pecaj, Gimaj, Ndërlysaj, Karpe etj deri kah Boga ku fillon Kelmendi dhe kah Qafa e Pejës e në drejtim të Valbonës.

Por, gjithë ata këdo të pyesësh së pari identifikohën me Dukagjin, në bazë të Lekë Dukagjinit. Pronari i Kullës së Ngujimit nuk harron të përmend titullin princëor “duka” që mban rajoni i shumëpërmendur. Në fakt, i pari që e solli eponimin “duka” ishte Gjin Tanushi (1281 Ginium Tanuschum Albanensem).

Për Dukagjin mbahët, sipas disa bashkëbiseduesve vendor, i tërë ky rajon e deri tek Rrafshi Dukagjinit ku vlen Kanuni.

Gojëdhana e mbjetuar thuase hap dilemën e vjetër të krijimit të fiseve shqiptare veriore. A janë ata të pozicionuar në një arhe-djep fisi-hapësirë si bazë e përhershme e fisit apo janë këto krijesat  e reja terciare të fiseve arbërore pas ardhjës së turqëve që u izoluan duke kërkuar hapësirë të lirë jetese? Ashtu siq e kishte ngritur me mjeshtri këtë tezë Milan Shuflay, i cili pretendonte se fiset ndër shqiptarë kanë kaluar nëpër 3 etapa historike (ilirët para Romës, periudha e hershme mesjetare dhe periudha pas ardhjës së otmanëve.

Kelmendi si një fis shumë i përmendur në burimet historike, pretendohët të ketë marrë emrin nga kështjella buzë Shkodrës, Klementina, ndonëse autorë të ndryshëm kanë sjell hipoteza të dryshme të origjinës, sikurse emiri i shënjtorit Klementi, apo i themeltarit mitik të fisit, Kelmaçi, sipas gojdhanës, i cili duke qenë bari ishte martuar (në mënyrë problematike) me një vjazë nga fisi Kuq, me të cilën kishte ikur në trojet e fisit të sotëm ku me bijtë Kelin, Vulin, Nilin etj. kishte krijuar njërin nga fiset më luftarake. Fshati Rogami i Kemendit përmendet më 1452 ose më 1463, villa de Rogomania. Klemendi nuk përmendet në Sanxhaun e Shkodrës që do të thotë se ai nuk i paguante haraq otmanëve së paku deri më 1664. Bolica në kronikën e tij më 1614 përmend se kelmendasit e kishin plaqkitur e shkatërruar rregullisht Plavën e Gusinë e cila gjindej nën sundimin ottoman sa që ata u detyruan të marrn masa kundër tyre. Ishte kjo mu në kohën kur Kelmendasit marrin pjesë në Kuvendine Maleve në Kuq kur lidhet alenaca e fiseve malësore nën patronazhin e Mbretersisë spanjolle dhe papatit për të luftuar otmanët. Kelmendi zë vend ndër shumë burime në përballjet e kryengritjet e parreshtra me turq dhe në luftërat austro-turke që sjellin edhe migrimet e tyre të shumëta, qoftë në Pesheter apo edhe në Vojvodinë, në Nikinci e Hërtkovci më 1740.

Themeluesi i dinastisë më të njohur mbretërore modern serbe Karaxhorgjeviq, prtendohët të jetë nga këta kelemndas që u dyndën në Serbi pas luftërave austro-turke të shekullit XVII.

Kelmendasit janë një nga fiset më kryengritëse të kohës. Ishin përballur me venedikas, serbë e malazezë, turq, por dukët vetëm komunizmi i kishte shtrirë. Prenk Cali dhe shumë si ai tani janë gjthëkund pranë rrugës së re të shtruar qe dy vite në Kelmend dhe janë të përjetësuar në përkujtime mermerësh. Rruga e re që e lidh Shkodrën me Vermoshin problematik në caktimin e kufinjëve të Shqipërisë që i kishte mbrojtur Prenk Cali na afron gadi te kulla e tij e shembur dhe djegur që pritet të rindërtohët. Kisha e Vërmoshit në ëlter ka shqiponjën dhe fotot e martirëve që ranë “për fe e atdhe”.

Rruga e asfaltuar është një lajm i mirë për rajonin që shpresin të tërheq turistët e vizitorët si ne. Nuk dimë a është bërë rruga për si ne apo për hidrocentralin që ka filluar të pij ujin e ftohtë të lumit Cem që përshkron Kelmendin? Por, ja që vizitorët prap ja mësyjnë disi.

Kostume e frizura: plisi me maje si mosnënshtrim, shalli i bardhë emblematik i Klemendit dhe perqja arkaike

Gojëdhana  e hasur gjthandej në Shalë por edhe në Kelmend mban që plisi konik me maje që është karateristik për Malësi (Dukagjin) deri në Kosovë në rrafsh të Dukagjinit simbolizon panënshtrushmërinë! Duke e demonstruar bashkëbisedusit tonë e heqin plisin dhe duke bërë katror tregojnë dallimin me tjerët. Ajo që ka plisin me maje të qartë ëhtë e vetqeveriur, plisi pa maje, jo!

Malësia ka qenë e sunduar por, jo e qeverisur- theksojnë ata duke dashur të vënë në pah vetqeverisjën tradicionale gjatë gjitha kohërave dhe pushtimeve në histori.

Është interesante të bëhët një vlerësim më profesional rreth veshjës që me bukurinë e saj ka tërhequr vemëndjën e gjithë të hujave, udhëpërshkruesve dhe diplomatëve të kohës që u ndeshën me të.

Në shikim të parë e njejtë- tirqit e bardhë me gajtana, jelek, gjerdan, xhurdi, gëzof, xhubleta etj. Në fakt, siq e thekon edhe baron Nopca secila i ka detajet e veta dhe vetëm vendorët dijnë ti kapin e bëjnë dallimet se kush nga cili rajon cfarë veshje karakteristike dalluese mbanë.

Elemente të veshjës në përditshmëri mund të vërehën aty këtu tek gratë e moshuara edhe tani. Sidomos tek mënyra e prerjës dhe mbajtjës së flokëve me gërsheta para dhe të mbshtjellura lehtë me një shami sipër flokëve.

Edhe në kohët otomane, gjithë të huajt e regjistrojnë që askund nuk ka pasur gra të mbuluara në Malësi, madje as te muslimanët.

Më insistuesit në mbajtjën e traditës, siq na shpjegon dhe bashkbiseudesi ynë nga Komani, kanë qenë mirditoret. Ato edhe në kohën e komunizmit e të kopertaivave kur nuk i kanë hequr veshjet e tyre karakteristike kombëtare.

U përmend që aty këtu tek gratë kanë mbjetuar më tepër edhe sot format karakteristike të veshjës dhe mbajtjës së flokëve, që varësisht nga mosha mbahën edhe sot dhe dallojnë. Një bashkëbisedues të tillë e pamë në Gjelaj të Thethit por, edhe tek zoja plakë e shtëpisë në Lepushë, në Kelmend apo në Vërmosh kur, një grua e hypur mbi stog sane, po i ndihmonte burrit në moshë të shtyer me flokë karakteristikë.

Ajo që dikur njihej si karakteristike për frizurën e mëshkujve, perqi dhe buquku nuk ekziston askund më në Malësi, e që shënohët deri vonë në shkeullin XIX e në fillim të shekullit ët XX nga udhëprshkrues të ndryshëm.

Muzaka në gjenealogjinë e tij të famshme përshkruante se si fisnikria arbërore i mbante flokët e gjata deri në supe, të lakuar në një bistek të lëvizshëm. Nga kjo kishte marrë titullin latin Chiscetisi, një parardhësi i tij më 1319, Theodori I.

Zakoni i tillë kishte mbijetuar te Kelmendasit e migruar në Srem deri më 1860 ne fshatin Nikinci. Pretendohët që edhe dinastia mbretërore e re serbe e Karagjorgjeviqëve të famshëm me këtë origjinë, ishte e regjistruar të këtë mbajtur mu kështu flokët dikur!

Ajo dikur si modë ishte përqafuar edhe nga fisi malazias Markovichi afër Ulqinit (portano capilli longissimi më 1570).

Mendohët që ky ishte një zakon i vjetër mesjetar apo i më i hershëm, karaktersitikë për gjithë shqiptarët deri në Kosovë e Rekë të Maqedonisë por, edhe në disa pjesë të Ballkanit, sikurse në Hercegovinë, ku ndërlidhet edhe figura bujare mesjetare Stefan Kosaqa.

Ajo që vlen të veqohët eështë edhe shamija, shalli kelemndas i bardhë që në mënyrë emblematike e mbështjell plisin duke i dhënë atij një pamje luftarake hijerëndë me fuqi miti, që mbahët gjithandej deri në Rugovë.

Ushiqmi: fondue malësorqe

Nopcsa si me shaka duke dashur të thej steroptipin europian mbi shqiptarët e veriut si të rrezikshëm thotë se nëse qendroni me ta rrezikun më të madh mund ta keni nga ushqimi, i cili përgaditët në mënyrë bazike e pa shie. Por, shton Nopca, në mënyrën se si ju servirët me zemër e bujari ju bënë që të harroni gjtha tjerat.

Në fakt ushqimi i malësoreve të veriut është tipik ushqim “highlander cusine” i malësorëve ku do që janë. Është përzierje e pak ingridentëve që me humë kalori duhët të ju përmbshin në kushte të rënda. Maza e shkrirë që servohët gjitahndaj në Shalë e Kelmend, njihet edhe në Malësinë e Tuzit ndër shqiptarë në Mal të zi apo Rugovë të Kosovës, siq njihet dhe tek malazezët me varicione të saja. Është një lloj foundue që e hasni tek malsorët zvicranë. Esenca është bylmeti, maza, djathi  i yndrshëm i përzrier me lloj kaqamaku (polenta) që mbahët për ushqim të fortë, sikurse për kositësit e livadheve.

Ka mbijetuar aq përshkrueshëm edhe ajo që quhet “ngjyeme speci” në Valbonë e gjetiu. Kosi i kulluar është një ingrientë tjetër tipik, i shoqëruar me djath të bardhë. Por, edhe pjekje qinxhi gjedhi apo derri, i cili gjysëm i konzervuar mbahët i kryposur dhe i terrur në ajër gjatë dimrit.

Në Kelmend përveq kësaj e maze më bollëk, do të ju servirin edhe “mishavinë”, që është një lloj djathi i imtësuari i përpunuar nga yndyra. Por, edhe petulla e reqelna të ndryshëm për mëngjez.

Gjithkund ushiqmi shoqërohët me raki, nga rrushi (që sillet e përunohët nga vende më të ngrohta), në Kelmend më shumë nga kumbulla por, edhe nga thana që është me të vertetë pije speciale.

Rakia gjthnjë i ka paraprirë ushqimit kryesor në formë mezeje, e thonë dhe udhëpërshkruesit e shkekujve të kaluar. Gjithmonë është ngritur dolli, varrësisht nga rajoni. Diku gota e parë për shëndet të shtëpisë e mysafirëve është gjuajtur në zjarr, si simbol votre.

Këngët: Qifteli e lahutë

Gjthnjë e më thellë në Malësi, bashkjetojnë qiftelia me lahutën.

Këngët më të vjetra që për ne i ekzekutuan me dashuri grupi i këngëtarëve të njohur nga Hasi, i takojnë kohës së nizamëvë.

Klemendi i ka ruajtur deri në Rugovë ciklin e Mujës e Hailit.

Na thanë se tashmë janë disa lahutarë të rinj në Selce dhe Nikqi që vazhdojnë traditën lahutare. Por, lahutën e njeh edhe Shala.

Të kënduarit pa instrumente me siguri është dica shuëm arkaike. Një si gjysëmpolifoni që tingëllon malit, sikurse kënga e përleshjeve historike shqiptaro-sllave për kullosa:

Prel Gjeloshi,

Njesh alltinë,

Mos na druej shkjaut (Kuqit)

 noj grimë!

Etnografi e zakone të veqanta: xhubleta, Miss Kelmendi, dhe Olimpiada malësorë mesjetare

Thethi mban për festë të vetën Shnjonin. Shën Gjoni mbahët si festë familjare. Me këtë rast tentohët që të mbledhën famijarët kudo që janë dhe miq e dashamirë.

Pjesë të ndryshme festojnë edhe festa tjera dhe i ndajnë në ato që festohën me dhe pa mish.

Fiset e ndryshme kanë festat e tyrë që i karajterizojnë. Ato festohën në mënyra të ndryshme. Gjithnjë ka qenë karakteristike për fiset në veri që kanë pasur patron saint, shënjtorët mbrojtës, qoftë të fisit apo të familjës, që janë një përzierje interesante e traditës ortodokse tek katolikët.

Fiset e ndryshme mblidhën në datat e caktuara, si disa orej tyre që festi në Zojën e Grudës në Mal të Zi, afër liqenit të Shkodrës.

Shala nuk ka një festë të tillë për gjithë fisin.

Por, e ka Kelmendi. Në llogun e Pridolecit bëhët njëra nga festat më karkterstike dhe më të bukura të gjithë Malësisë. Është një lloj përzgjedhje e misit e kryeherës në forma arkaike. Nuset që martohën atë vit rreshtohën para jurisë në përbërje të njerëzve me autiritet në përbërje tek, që gjedhin më të bukurën e Kelmendit.

Me këtë rast bëhën festa popullore, si lloj olimpiade malësore, që njihën gjithandej tek shqiptarëte e veriut dhe Kosovës. Bëhën gara kuajsh, gara në vrapim, gara në gurapeshë, në kërcim- ne dy mënyra, me një hap dhe me tre, pastaj në mundje (ala pehlivan), etj.

Festa ka mbijetuar edhe pas komunizimit dhe ruhët edhe sot me primesa të modernitetit.

Blegtorë e barinjë historik: katun, stane, kanun, besë, kumbarë e “pobratimë” e burrnesha

Shumicën e fshtrave që i vizituam i kanë ktheyr gjatë sezonës vetëm turistët dhe vizitorët si ne. Dikur fshatra të izoluar por, me popullatë vitale, sot fshatrat si Thethi kanë vetëm 17 familje që dimërojnë apo jetojnë gjithë vitin në fshat. Kudo që lëvizim, nëpër bujtina apo kafene, na thonë që janë nga këtu por jetojnë gjetiu si ën Shkodër apo Lezhë dhe vijnë këtu vetëm për shkak të turistëve.

Dikur kopetë e bagëtive të trash e të imta ishin gjëja më normale në këto hapësira. Sot duket ka shumë pak sosh. Dikur malësori, madje edhe etnonimi arbrë apo shqiptar për dike simbolizonte bariun. Tradita e verimit dhe dimrimit, të staneve dhe gjysëm nomadizmit hasej deri vonë (trans-humanca). Nopcsa i kishte parë baritë nga Rugova në afërsi të Durrëstë me bagëti (1908). Të jetuarit gjysëmnomadik shihet karakteristik jo vetëm për malësorët shqiptarë por, edhe vllehët kudo në Ballkan, por edhe në Dalamcinë jugore, në një pjesë të Hercegovinës, Greqisë kontinetale, etj.

Këtu katuni, stani, tbani janë një pjesë e realitetit të dikurshëm të reciklimit të konstantës biologjike që nga mbamendja (ngjashëm si tek vllahët e malazezët).

Me këto shkojnë edhe zakonet si gjakmarrja, besa, kumbaria, nunëria apo “pobratimi” që shënohët tek vllehët e Thesalisë që në shekullin e XI, ndërsa ekziston edhe tek malazezët.

Ajo që i shquante malësorët shqiptarë ishte edhe mënyra e veqantë e mbathjës së kuajve në mënyrë speciale (all modo ferrare albansese) që i kishte dalë zëri edhe në Itali ku po kërkoheshin si zanatlinj nga napolitanët.

Aq më tepër, gjatës mesjetës, për shkak të kësaj gjeografije të rëndë, tregtia mbahej me karavane me kuaj, e sidomos mushka e gomarë. Shqiptarët, por sidomos vllehët njiheshin kudo ndër male Ballkani si udhëheqës karavanesh të tilla, duke njohur terrenin. Ky trafik tregtar ishte domëthënes dhe i vetëm për kohën.

Mbushur plot me rraqe e valixhe turstësh një kalë jo trumadh por, i shkathtë për të kaluar një rrugë paimagjinuesme të vështirë si ajo në mes të Valbonës e Thethit, dukët se e nervozon grahësin e saj nga Thethi që si një lloj taxi i kryeherës fiton duke mbartur qantat e turistëve alpinistë. Pas shumë përpjekjësh për ta joshur kalin që don të pushoj dhe nuk e ndëgjon të zotin, ai e therrët kumbueshëm, o balosh!

Por, etnografia mbase nuk përmbyllët pa u përmendur fenomeni i virgjëreshave apo burrneshave, që ka tërhequr vëmendjën jo vetëm të etnografëve, por ka rëmbyer edhe imagjinatën e letrarëve shqiptartë (Rexhai Surrpj, Besniku) e të huaj (Emmanuelle Favier, Le courage qu’il faut aux rivieres, Kurajë që u duhët lumenjëve; Alis Munro, ekete te hapura, tregimi “Virgjeresha shqiptare, Equinox, 2007 ). Një femër që për arsyeje të ndryshme vendos që të kaloj jetën dhe sillet e pranohët si burrë, është si një figurë e mbijetuar mitike e ardhur nga thellësitë e kohës, që ende jeton.

Gjaku violenet ilir apo fëmijët e parritur të Europës?

Gjaku violent ilir e ka quajtur Sufflay temperamentin gjaknxehtë që është trashëguar edhe tek shqiptarët, sidomos malësorët mesjetar.  Më 1383 përshkruhët belaja që zuri dy tregtarë dubrovnikas me rojtarët vendor shqiptar të grurit në limanin e Shën Shirgjit. Loquebantur insimul in lingua Albannesi et non intellegebam ipsos– pas një zënkë të shurtër në gjuhën shqipe zantqiu i lëkurës Gjura kishte përgjakur priftin Domenik nga Pult, ndërsa në të njejtin vit njëfarë Karli nga Durrësi, një rregulltar së bashku me një mikun e tij kishin dashur që më shigjeta të ndezura të kallnin manastirin Minoritan të Dubrovnikut.

Poashtu, është karakteristikë vlerësimi i këshillit të qytetit të Jakintës në Ankonë mbi arbërit e parë të emigruar më 1458, Quoniam Albnene viri sanguine sunt et malignantis nature omnes, a qulubus tamquam a furiori gladis aufugendum est. I njejti vlerësm bëhët edhe në disa qytete tjera të Italisë që kanë të bëjnë me karakterin gjakënxehtë shqiptarë.

Nopcsa ndoshta e bënë vlerësimin më ilustrativ mbi shqiptarët duke i quajtur fëmijët e parritrur të Europës. Lehtë nxehën, por nëse të besojnë do jenë me ty në cdo situatë e rrezik, thekson ai. Nopcsa me të madhe mundohët të thej paragjykimin europian të kohës mbi kaosin e rrezikshmërinë e të qenurit në Shqipërinë Veriore duke sjellur shembuj konkret qe bëjnë paralele në mës të kuptueshmërisë së nderit e morait atje dhe në Europë.

Pokështu bënë edhe Edith Durham, që thekson nderin si super karakteristikë e shqiptarëve e malësorëve.

Ka qenë vetëm një rast fatkeq me një qift turistësh qek në alpet shqiptare. Por, ne duke kaluar në thellësitë më të madha malore nga Valbona në Thethë e gjetiu kemi hasur me qindra turistë europianë, madje edhe tinejxhere skandinave që vet shetisin thellë maleve të egra shqiptare në liri e siguri të plotë. Thuase e dijnë mirë kuptimin e besës së këtyre maleve.

Identitet rrëshiqtëse: arbërorët, romanët, sllavët, katolikët, ortodoksët, muslimanët…

Nga Vërmoshi tutje në Gusi e Plavë natyra merr një transformim. Është po ajo pjesë e mahnitshme e Bjeshkëve të Nemuna që shihen aq lart sa të dhemb qafa, por që ka shumë gjelbërim dhe plot ujë– lumenj si Luqa e Limi që bashkohën në liqenin fantastik glacial të Plavës.

Hale Gjonbalaj e kthyer nga Gjermania në kullën e gjyshit të saj ka hapur restoranin mu përbllë krojeve të Ali Pashës dhe me kokëfortësi e mban pa marrë parasysh numrin e turistëve.

Vera është plot bashkatdhetarë që kthehën shumica nga Amerika, por edhe Kosova. Me shtëpi shumëkatshe që hapen ndoshta një a dy muaj në vit, me flamuj kuq e zi, vetura glomaze me tabela amerikane e muzikë shqipe thuase u përkujtojnë tjerëve po më shumë vehtës se ende janë aty.

Shumica e Plavës e Gucisë janë tani boshnjakë muslimanë. Ka edhe shqiptarë, edhepse gjthnjë më pak, muslimanë dhe katolikë një pjesë, dhe ca malazezë.

Plava është përplot vendorë që kthehën gajtë sezonit por, edhe turistë e peshkatarë që ia mësyjnë liqenit që falë përkujdesit strikt ekologjik sivjet mbajnë garën botërore të peshkimit.

Miqtë tanë janë shumë mikëpritës. Na hapin dyert e objektit madhështor kullës së Rexhepagiqëve por, edhe të xhamisë karakteristike të tyre me elemente ornamentike druri me shumë elegancë. Njëra nga sponzorët e kësaj xhamie inteesrante është vajza e Bushtlinjëve të njohur të Shkodrës.

Nga ky vend identiteti është rrëshqitës, ka një pikëtakim si në histori, në mes të shqiptarëve dhe sllavëve, dikur ndoshta edhe vllehëve apo popullatës romane, në mes të ortodoksisë e katolicizmit dhe muslimanizmit.

Këtu thuase fillon e vazhdon mali, thuase fillon e mbaron historia. E maleve…/Mapo.al/