“Gjurmët e diversitetit ”, projekti Erasmus plus sapo janë rikthyer nga Konferenca e tretë, këtë herë e mbajtur në Dordrecht, Holandë. Tetë nxënës të mrekullueshëm nga ShMP “ Jahja Kemal “ Shkup, dhe dy mësues kaluan pesë ditë të paharrueshme në Kolegjin Insula, Dordrecht, ku po diskutohej tema Qytetaria aktive.
Në kuadër të aktiviteteve, të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe vendet e tjera partnere si Lituania, Gjermania dhe Holanda, (mikpritësit), vizituan Parlamentin e BE-së në Bruksel. Atje, katër studentë të çdo vendi, gjithsej 16, patën një ‘lojë’ me role prej dy orësh në Parlamentarium, e cila në fakt u dha atyre një pasqyrë të jetës së një deputeti.
Duke folur për nxënësit, mund të themi se ata ishin ambasadorët më të mirë. Gjegjësisht, pas debatit ka pasur votim dhe në mbrëmje është bërë çmimi i ‘folësit më të mirë të ditës’. Angela Ivanovska fitoi vendin e dytë, kurse vendi i parë i takoi nxënëses Eranda Ajdini.
“Gjurmët e diversitetit ” ka qenë një “aventurë” kaq edukative, por edhe e këndshme deri më tani. Na pret edhe një Konferencë tjetër në Lituani për të finalizuar këtë projekt dhe që është planifikuar të zhvillohet diku në maj/qershor.