Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Ai do të qëndrojë në orët e pasdites në pjesën veriore të vendit dhe planifikohet të takojë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kanë konfirmuar për Koha.net se Gjuriqi ka marrë leje për vizitë.
Kujtojmë se më 26 mars të vitit të kaluar, Gjuriqi ishte arrestuar në veri të vendit pasi kishte hyrë në territorin e Kosovës pa lejen e institucioneve përkatëse.