Beograd, 30 korrik – Serbia tani për tani nuk ka marrë kurrëfarë oferte për zgjidhjen e problemit me Kosovën, deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke shtuar se pasi të shohin ndonjë shenjë për ndonjë zgjidhje, autoritetet do t’i informojnë qytetarët për këtë.
“Shumica e shteteve perëndimore mendojnë se çështja për Kosovën është rrëfim i rrumbullkaksar. Por, ne bisedojmë edhe me rusët edhe me amerikanët, edhe me kinezët edhe me të gjithë të cilët kanë ide për zgjidhje kompromisi”, deklaroi Gjuriq për televizionin beogradas TV Prva.
Gjuriqi theksoi se ai personalisht është i qëndrimit se bashkarisht duhet të zgjidhet çështja e Kosovës.
“Në këtë moment nuk kemi kurrëfarë oferte, e kur ta kemi do t’i informojmë qytetarët. Çfarë zgjidhje që të kemi, ne do ta ndajmë me qytetarët”, shtoi Gjuriq.