!everia e Serbisë në mbledhjen e saj sot ka marrë vendimin për themelimin e Grupit Punues për ofrimin e përkrahjes për zhvillimin e dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën, transmeton Koha.net. Kryetari i Grupit Punues, në të cilin do të përfshihen të gjitha ministritë e Serbisë, është emëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, përcjell b92 kumtesën e kësaj zyre. Detyra e këtij grupi është t’iu ofrojë ndihmë organeve përkatëse, organizatave dhe trupave, në procesin e zhvillimit të dialogut të brendshëm për Kosovën si dhe të përcjellë e të koordinojë aktivitetet që organet përkatëse shtetërore i ndërmarrin në procesin e zhvillimit të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën.