Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq deklaroi sot se investimi në edukim është një investim në të ardhmen dhe mbijetesën e popullit serb. Këto deklarata Gjuriq i ka bërë gjatë një vizite në Leposaviq, transmeton lajmi.net. Ai ka vizituar edhe shkollën Bujqësore në Prishtinë ndërtimi i së cilës është financuar nga Qeveria e Serbisë duke vënë në dukje se arsimi dhe edukimi janë investime që duhet bërë për të ardhmen e fëmijëve serb në Kosovë.