Shkup, 15 janar – Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) ka dhënë kontribut të madh me pjesëmarrjen në misionin “Mbështetja vendimtare”, e cila shihet jo vetëm me pjesëmarrjen tonë që nga fillimi, por edhe me rritjen e realizuar të personelit tonë në misionet për 20 për qind.
Këtë sot në selinë e NATO-s në Bruksel e ka thënë shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral majori Vasko Gjurçinovski në takimin e Komitetit ushtarak të NATO-s, në sesionin lidhur me pjesëmarrjen në misionin “Mbështetje vendimtare” në Afganistan në përbërje të shefave të Shtatmadhorisë së NATO-s dhe kombeve partnere.
Siç ka informuar ARM, para pjesëmarrësve të sesionit, nga ana e udhëheqësisë ushtarake dhe civile të misionit janë prezantuar informacionet më të reja strategjike dhe operative lidhur me situatën e sigurisë në Afganistan. Përmes diskutimeve, janë dhënë rekomandime për pjesëmarrje të mëtejmë dhe aktivitet në misionin “Mbështetje vendimtare” të cilat do të shqyrtohen në takim në përbërje të ministrave të Mbrojtjes.
Gjeneral Gjurçinovski, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me shefat e armatave- anëtare të NATO-s dhe kombet partnere, mes tyre edhe me shefat e Shtatmadhorisë së armatave të shteteve – anëtare të NATO-s, ku është bërë fjalë për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Gjatë kohës së vizitës në Bruksel, Gjurçinovski në dy ditët në vijim do të realizojë takime të ndara me zëvendës kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, nënkolonelin e përgjithshëm Stiven Shepro si dhe me kryesuesin e Komitetit ushtarak të BE-së, gjeneralin Klaudio Gracijano ku do të bisedohet për çështje lidhur me proceset rrjedhëse të transformimit dhe kontributit tonë në sigurinë kolektive të shprehur përmes operacioneve në NATO dhe BE.
Kontributi në misionin paqësor për trajnim, këshillim dhe asistim “Mbështetje vendimtare” në Afganistan, ARM-ja e ka nisur nga fillimi i misionit në janar 2015 dhe në këtë moment merr pjesë me 50 pjesëtarë të ARM-së të cilët kryejnë detyra në disa komanda.