Shkup, 14 janar – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel, merr pjesë në seancën e 182 të Komitetit ushtarak të Aleancës veriatlantike, e cila mbahet në format të shefave të shtatmadhorive, transmeton gazeta KOHA.
Gjenerali Gjurçinovski, siç informon Shtatmadhoria merr pjesë për të dytën herë në të gjitha seancat e mbledhjeve të Komitetit ushtarak të NATO-s, si shef i Armatës së vendit që së shpejti do të jetë një anëtar i plotë i Aleancës, që u theksua edhe në fjalimin hyrës të kryetarit të Komitetit, marshalit të aviacionit, Stjuart Piç, i cili i uroi mirëseardhje shefit të SHM dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Gjatë fjalimit të tij para pjesëmarrësve të seancës, sipas kumtesës së SHM, gjenerali Gjurçinovski krahas falënderimit të shprehur për mbështetjen e plotë nga ana e trupit më të lartë këshillëdhënës të NATO-s e ka potencuar edhe përkushtimin e Armatës tonë në ushtrimin e të gjitha aktiviteteve në përgatitjen për anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë.
Në fillimin e seancës nga ana e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është prezantuar konteksti politik i veprimit të Aleancës si bazë për diskutimet e mëtutjeshme.
Njëherit gjatë seancës së sotme gjenerali Gjurçinovski ka realizuar shumë takime dhe ka këmbyer mendime me shefat e armatave anëtare të NATO-s dhe kombet partnere, në të cilat u bisedua për shumë tema nga aspekti i sigurisë të cilat janë nga interesi i ndërsjellë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, mes të cilave edhe çështje lidhur me situatën aktuale në Lindjen e Afërt.
Mbështetja për anëtarësim të plotë si vend anëtarë i 30 Aleancës, si dhe përkushtimi jonë i plotë drejtë realizimit të këtij qëllimi strategjik u potencuan edhe gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut të marshllatit të aviacionit Piç, e cila u realizua javën e kaluar.(koha.mk)