Gjumi i shkurtër gjatë ditës do t’ju bëjë person më të lumtur

Rezultatet treguan gjithashtu se personat, të cilët flenë më shkurtër ishin 66 për qind më të lumtur, se ata që duan të flenë më gjatë. Hulumtuesit theksojnë se ekziston një lidhje midis gjumit të shkurtër dhe ndjenjës së mirëqenies dhe lumturisë

47

Dihet se gjumi e ofron një gamë të gjerë të përfitimeve, nga rritja e produktivitetit e deri tek mbrojtja nga sëmundjet e zemrës, ndërsa shkencëtarët tani kanë zbuluar se ai ndikon edhe në lumturi. “Studimet e mëparshme kanë treguar se gjumi 30-minutash e bën njeriun më të fokusuar, më produktiv dhe kreativ, ndërsa hulumtimi i ri ka treguar se mund të bëheni më të lumtur në qoftë se e bëni një sy gjumë gjatë ditës”, thotë prof. Richard Wiseman nga Universiteti Hertfordshire. Përveç kësaj, gjumi më i gjatë ndërlidhet me disa rreziqe shëndetësore, dhe kjo është një shtysë për shkencëtarët që t’i nënvizojnë përfitimet e gjumit më të shkurtër. Studimi i përfshiu 1.000 njerëz, të cilët në anketën online u përgjigjën në pyetjet psikologjike dhe për shprehitë e tyre të gjumit. Në një shkallë, nga një deri në pesë, ata që kishin fjetur gjatë ditës shkurtimisht e kishin një rezultat mesatar prej 3.67, ata që nuk fjetën e kishin një rezultat prej 3.52, ndërsa ata që fjetën gjatë e kishin një rezultat prej 3.44. Rezultatet treguan gjithashtu se personat, të cilët flenë më shkurtër ishin 66 për qind më të lumtur, se ata që duan të flenë më gjatë. Hulumtuesit theksojnë se ekziston një lidhje midis gjumit të shkurtër dhe ndjenjës së mirëqenies dhe lumturisë. Anketa tregoi se 43 për qind e të anketuarve në mes moshës 18 deri 30-vjeçare flenë më shumë gjatë ditës, ndërsa këtë e bëjnë edhe 30 për qind të personave më të moshuar se 50 vjeç.

Comments are closed.