Asociacioni i Mediave të Europës Juglindore përmes një komunikate për shtyp ka dënuar retorikën luftënxitëse të kandidatit presidencial, Milo Gjukanoviq, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen të dielen në Mal të Zi.
Podgoricë, 12 prill – „Milo Đukanović, kandidat i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi dhe shef gati tre dekatësh i regjimit malazias, dje ka vazhduar me praktikën e dështuar të tij në fiksimin e caqeve mbi gazetarët dhe mediat e lira e të pavarura.
Personi që pretendon të bëhet Presidenti i vendit, aspirant për anëtarësim në BE dhe anëtar i NATO-s, në asnjë mënyrë nuk ka guxuar t’ia lejojë vetes t’i kualifikojë „fashiste“ dhe „reketuese“ mediat e lira e profesionale, vetëm për faktin se atij nuk i pëlqen politika e tyre redaktuese, që për çdo ditë merren me denoncimin e korrupcionit, fajtor të të cilit janë njerëz nga rrethi i tij.
Kualifikime të tilla në adresë të gazetës VIJESTI, si medie e pavarur dhe anëtar i Asociacionit të Mediave të Europës Juglindore, për të satën herë ka përsëritur Milo Gjukanoviqi, duke fiksuar si cak për linçim edhe gazetarët, redaktorët dhe gjithë të punësuarit në këtë medie.
E përkujtojmë Gjukanoviqin se kjo dhe retorika të ngjashme, në të kaluarën, ishin të shoqëruar me 25 sulmbi mbi të punësuarit dhe pronën e VIJESTI-it, përfshi rrahjet, sulmet me bombë, zjarrvënia në automobil, ndërkohë që deri më tani vetëm një rast është ndriçuar pjesërisht.
Për këtë arsye kërkojmë nga Gjukanoviqi që urgjentisht të heq dorë nga retorika luftënxitëse dhe thirrjet e hapura për linçim drejtuar mediave të pavarura, të lira dhe të profesionale, sepse në të kundërtën do të jetë vet përgjegjës për çfarëdo sulmi potencial mbi të punësuarit e VIJEST-it dhe pronën e saj“, thuhet në komunikatën e Asociacioni të Mediave të Europës Juglindore, nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Vuk Maraš.