Nju-Jork, 23 shtator – Ballkani Perëndimor mbetet vend I përplasjes së interesave gjeopolitike, që mund ta destabilizojë tërë rajonin, paralajmëroi presidenti malazez, Millo Gjukanoviq në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. Ai theksoi se sfidat dhe kërcënimet për demokraci multietnike në Ballkan as sot nuk janë më të vogla.
“Ballkani Perëndimor sërish është skenë e interesave të kundërta gjeopolitike, që rezultoi me ngadalësim të integrimit të shoqërive nga Ballkani Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian, minim të besimit dhe shtyrje të miratimit të vlerave evropiane. Ai konfuzion jo vetëm që çon drejt stagnimit dhe ngecjes së mëtutjeshme në zhvillimin e këtij rajoni evropian, por edhe hapë vend për kthim të teorive destructive se për shkak të ngecjes së këtij rajoni nuk mund të jetojë si bashkësi multietnike dhe multifetare, as të sigurojë funksionim të shteteve. Një tezë e tillë e krijuar është posaçërisht e dedikuar t’I përshkruhet Bosnjë e Hercegovinës, por edhe vendeve të tjera më të vogla në rajon, me qëllim që të krijojë alibi për ripërtëritje të projekteve nacionaliste të përmasave të mëdha, të cilat shkaktuan luftëra në këtë rajon në vitet e 90-ta me pothuajse 150.000 viktima njerëzore”, theksoi Gjukanoviq.
Ai theksoi se vendosmëria për t’iu kundërvënë Malit të Zi me ide të këtilla retrograde dhe të rrezikshme, nuk është pakësuar.
“Prandaj edhe sot, Mali I Zi paralajmëron nga ky vend për rrezik të ripërtërirë nga destabilizimi I Ballkanit Perëndimor dhe ngushtim të horizontit të perspectives së tij evropiane”, theksoi shefi I shtetit malazez.
Sipas tij, “problemet dhe krizat e mëdha, të cilat, për fat të keq, vetëm shumohen, kërkojnë lidership të fuqishëm”.
“Pa lidership, bota nuk është në gjendje ta siguroj[ë atë që qytetarët tanë e presin dhe konfirmojnë. Për fatin tonë të keq, në vitet e fundit po përballemi me kriza të lidershipit në botë, I vëzhgojmë pasojat e tij në pothuajse të gjitha sferat e marrëdhënieve globale. Fragmentimi dhe qasja nacionaliste vazhdojnë të dominojnë në sjelljen e aktorëve ndërkombëtarë kyç. Në vend të aksioneve të përbashkëta konkrete, sot në botë gjithnjë e më tepër ndajmë vetëm brenga të përbashkëta”, deklaroi Gjukanoviq.
Vizion I qartë dhe përkushtim, cilësi dhe vazhdimësi, efikasitet dhe efektivitet, bashkëpunim dhe solidaritet, vendosmëri dhe përgjegjësi, siç theksoi Gjukanoviq, janë mënyra e vetme të mënjanohen problemet globale në rritje – nga pandemitë dhe ndryshimet klimatike, deri te uria dhe migracioni, shkelja e të drejtave të njeriut dhe krizat humanitare.