Podgoricë, 24 shkurt – Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç lëshoi dekret për revokimin e disa ambasadorëve në bazë rezidente dhe jorezidente, përfshirë edhe Ambasadorin në Beograd, Tarzan Millosheviq.
Iniciativën për tërheqje e ngriti Qeveria.
Siç kumtoi kabineti i tij, Gjukanoviq i revokoi ambasadorët në bazë rezidente në Bosnje e Herzegovinë, Serbi, Itali, Kinë, Gjermani, Poloni, Fronin e Shenjtë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai gjithashtu i revokoi ambasadorët në bazë jorezidente në Bahrein, Estoni, Indonezi, Kuvajt, Letoni, Lituani, Maltë, Republikën e Koresë, San Marino dhe Arabinë Saudite.
Gjukanoviq u bëri thirrje qytetarëve mbi këtë iniciativë të Qeverisë për tërheqje të ambasadorëve të vlerësojnë nëse shumica e re është përqendruar në krijimin e një shërbimi diplomatik profesional ose demonstron pushtet pas zgjedhjeve.
“Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për revanshizëm me të cilin Qeveria e re e tregon fytyrën e saj të vërtetë politike, dhe në fund përgjegjësinë ndaj shtetit”, deklaroi presidenti malazez.