Gjukanoviq: Nuk shkoj në Sarajevë, do të vij në Srebrenicë

2

Podgoricë, 22 shkurt Presidenti malazez Milo Gjukanoviq deklaroi se nuk do të niset  për vizitë në Sarajevë, vetëm nëse ftohet për të ardhur në përvjetorin  e masakrës në Srebrenicë, me qëllim për t’u dhënë respekt viktimave të gjenocidit.

“Nuk do të vij  në BeH më 2 dhe 3 mars, edhe pse dy anëtarë të Presidencës më ftuan! Dodik ka bërë imazh kombëtar, ndërsa unë nuk dua të jem pjesë e atij imazhi. Ai nuk do ta rrezikojë marrëdhënien  mes Malit të Zi dhe BeH-së”, theksoi Gjukanoviq në intervistë për televizionin e Sarajevës “Fejs”.

Ai shtoi se nëse thirret do të vjen në Srebrenicë për përvjetor.

“Me praninë time do të tregoj dhe do t’u jap respekt viktimave të gjenocidit. Parlamenti malazez mes të parave në botë e miratoi  rezolutën për gjenocid. Unë thashë se ishte gjenocid, nëse nevojitet  atë do ta konfirmoj edhe me praninë time. Gjithsesi se do të vij në 25 vjetorin”, deklaroi Gjukanoviq.

Comments are closed.