Presidenti malazezas, Millo Gjukanoviq po kërkon mbylljen e Malit të Zi për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e koronavirusit.
Ai iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi sot, dhe në video ai deklaroi se situata nga prilli dhe maji, kur situata në vendet e tjera ishte katastrofike dhe kur ai u shprehu ngushëllimet udhëheqësve, tani është realitet në Mal të Zi.
“Shifrat e tmerrshme mbi rritjen e përditshme të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve nuk duhet të lënë askënd indiferent në Mal të Zi”, tha Gjukanoviq, duke shtuar: “Shëndeti i qytetarëve tanë është në rrezik serioz”.