Kiev, 25 prill – Parlamenti ukrainas sot votoi ligjin sipas të cilit gjuha ukrainase është gjuhë e vetme zyrtare në vend.
“Për” ligjin votuan 278 deputetë, ndërsa për miratimin e tij nevojiteshin së paku 226 vota.
Sipas dispozitave të ligjit të gjithë qytetarët tani duhet ta shfrytëzojnë gjuhën ukrainase në të gjitha sferat e jetës, ndërsa zbatimi i ligjit do të kontrollohet nga “inspektorët për gjuhë”, të cilët do të jenë të pranishëm në seancat e organizatave publike dhe nga partitë politike, ndërsa për mosrespektimin e ligjit do të mund të dënojnë me para.
Kur draft ligji ishte prezantuar bëri bujë në opinion në Ukrainë dhe jashtë. Komisarja e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq kërkoi nga përfaqësuesit e pakicave kombëtare që të përshihen në përpunimin e ligjit, përderisa ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Llavrov deklaroi se Rusia është e shqetësuar për shkak të shkeljeve të të drejtave gjuhësore dhe arsimore të pakicave kombëtare dhe për këtë Moska dërgoi letra deri te Komisioni Evropian, KE, OSBE dhe NATO.