Nga Shaqir ISLAMI
Ndonëse Qeveria ka sjell një ligj të posaçëm për gjuhën shqipe – edhe pse vetëm për shkaqe psikologjie-sociale maqedonase – ky ligj emërohet me një formulim-bastard të pa domethënie përqindjesh që i diskriminon, degradon dhe dehumanizon shqiptarët; thënë troç, ua zhbën identitetin e gjuhës së një populli, meqenëse zbatimi i saj nga administrata dhe institucionet e shtetit ka ngec në baltën e nacionalizmit-etnik, paragjykimeve dhe stereotipave të hegjemonisë maqedonase ndaj shqiptarëve.
Gjuha shqipe e ka identitetin e lashtë të vetin; atë s’mund ta zhbëjnë një grup banditësh etno-shovenist politik; doemos të hiqet ky formulacion pastër politik “gjuha që e flasin më së paku 20 për qind”. Ky akt politik është fyerje dhe përbuzje të një të tretës së banorëve të Maqedonisë së Veriut!!! Një akt barbarë – i kësisoji – nuk haset as në regjimet më autoritare fashiste !! Një rast i paparë dhe i padëgjuar, mes avllisë së Europës.
Pse hesht klasa politike ? Allo, pse hesht klasa akademike – me tre universitete, me mijëra Dr., MR, profesorë, hulumtues, ekspertë, studiues, … – për përbuzjen dhe fyerjen më të madhe të njerëzimit dhe demokracisë në vendin tonë të dhjerë ! Kjo parodi burleske, sarkazmi dhe humori të zi me këtë ligj përbuzës dhe ç’njerëzues është vënë në skenë që të tall bythën, karikaturojë, diskriminojë dhe ta zhbëjë identitetin shqiptar në shtetin që e kemi krijuar bashkërisht – dhe e mbajmë gjallë së bashku.
T’i mohohet dikujt si ta quaj gjuhën që e flet, dhe të shtrembërohet me “ligj” identiteti i një të tretës së popullatës dhe të votohet nga politika shqiptare, si një fitore e madhe politike – allo, mes Evropës dhe para syve të saj – është një parodi politike që duhet studiuar nga shumë fusha shkencore, e sidomos nga të gjitha degët e psikologjisë dhe socio-politikës e deri tek psikoanaliza e S. Freudit. Por, ky shkrim ka të bëjë me gjendjen aktuale të zbatimit të kësaj ‘papaz-janie’ politike etno-raciste “Ligji për Zbatimin e Gjuhës që e flasin më tepër se 20 për qind …” . E shtroj pyetjen publikut që identifikohet si “entitet shqipfolës”: a ka diç më poshtëruese dhe fyese, se ky formulim i dhjerë dhe i pshurrtë për gjuhën shqipe.
Qeveria vet e ka themeluar “Agjencinë për Zbatimin e gjuhës … “, me në krye drejtor Ylber Sela. Dhe kjo agjenci punon me një ekip të përkushtuar që “gjuha që e flasin më së paku 20 për qind” të përjetësohet në komunikimin e përditshëm midis qytetarëve që i takojnë popullatës “më së paku 20 për qind” dhe të institucioneve në të gjitha shtresat e shtetit. E gjithë puna e palodhshme e “Agjencisë për Zbatimin …”, dhe i gjithë vullneti i mirë dhe mundi i prijësit të saj, përsëri has në obstruksione politike të mashtruesve-palaço që përfaqësojnë institucionet e shtetit. Obstruksioni përdoret si vegël nga gatitë gjitha institucionet shtetërore për ta shumëzuar punën e palodhshme të “Agjencisë …” me zero. E kjo nuk shkon; obstruksionizmi është veprim gjynahqarë ndaj punës së palodhshme, mundit dhe djersës së një ekipi të përkushtuar për zbatimin e detyrave që i obligon vet ai Ligj-muti edhe pse i sakatosur qëllimisht që të mos funksionojë kurrë. Qëllimi i vetëm i këtij ligji-sakat është që ta tall gjuhën shqipe.
Duke anashkaluar urrejtjen dhe përbuzjen patologjike të kryesuesve maqedonas në institucione, habit ‘menefregizmi’ dhe papërgjegjshmëria e udhëheqësve të dikastereve dhe të agjencive shqipfolës, të cilët për habinë e madhe solidarizohen me kolegët e tyre etno-shovenistë !!!! Pra, edhe veprimtaritë e këtyre “patriotëve shqipfolës” kryejnë abstruksione fyese dhe poshtëruese ndaj gjuhës zyrtare shqipe, siç e përcakton minimumi i “Ligjit për Zbatimin e Gjuhëve, të cilët e flasin …”.
Funksionarët shqipfolës të institucioneve – gati se të gjithë njëzëri – gjithashtu, kryejnë obstruksione të paparë në zbatimin e Ligjit të vet Qeverisë ku dhe shërbejnë dhe paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Duhet hulumtuar dhe sqaruar para publikut motivimin e tyre për nëpërkëmbjen dhe përbuzjen e gjuhës së tyre amtare, dhe natyrisht, duhet analizuar nga sociologë, politologë dhe psikologë. Klasës politike dhe akademike i duhet një terapi serioze psikologjike; përndryshe nuk kuptim veprimtaria e tyre!?
Shembujt e obstruksionizmit janë të shumtë. Këtu duhet një digresion të shkurtë, vetëm sa ta shpjegojmë domethënien e fjalës ‘obstruksion’, që lexuesi ta kuptojë se si ndodh dhe zhvillohet mashtrimi i shqiptarëve nga klasa politike maqedonase në pajtim të plotë dhe bashkëpunim-argatësh të klasës politike “shqipfolëse”, tashmë, me dhjetëvjeçarë me radhë. Në këtë aspekt ortakllëku hileqarë – me marrëdhënie “gazdallarë” dhe argatë – të dy bandave politike vepron dhe funksionon ‘si në vaj’, si sahat Zvicre. E këshillojmë fjalorin me nam të: https://dictionary.cambridge.org ,, ky fjalor, kështu e shpjegon fjalën ‘obstruksion’: “një sjellje ose një veprim që parandalon ose pengon diçka të ndodh ose të funksionojë në mënyrë korrekte”.
Për ta shpjeguar dukurinë e obstruksionizmit të zbatimit të gjuhës shqipe, ka shumë shembuj. Të gjitha organizatat e shtetit ushtrojnë obstruksione të llojllojshme për ta penguar veprimtarinë e përkushtuar të “Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve …” dhe të kryesuesit të saj prof. Ylber Sela.
Ja, le ta nisim me Ministrinë e Financave që drejtohet nga një ministër shqipfolës, i cili prej foshnjores e ushtron zanatin e ministrit. Askush nuk mund të arsyetohet, kinse bëhet fjalë për axhami-ministër! Ky komandon me drejtorinë kryesore të shtetit, Drejtorinë për të Hyrat Publike. Kjo drejtori ushtron haraçin ndaj shqiptarëve në vend; grumbullon të ardhurat nga taksat e qytetarëve dhe të ndërmarrjeve. Pra, ta themi troç: ky dikaster e mbush çekmexhen e shtetit me para, nuk pyet aspak a janë të maqedonasve, a të shqiptarëve?
Kjo drejtori shpreh një shpërfillje përbuzëse dhe fyese ndaj gjuhës shqipe në ‘sajtin’ e vet. Sajti i Drejtorisë për të Hyrat Publike, punon në gjuhën maqedonase dhe anglishte, ndërsa në gjuhën shqipe shkruan një arsyetim lozakoq dhe tallës ; “FAQJA NË PËRPUNIM”, që mund të zgjatë edhe një shekull. Dhe kjo drejtori është nën sundimin e një ministri-shqipfolës? E merreni me mend se çka dhe si ndodh në ministritë që nuk drejtohen nga shqipfolës !? Ndërsa një dritare në sajtin e Drejtorisë për të Hyrat Publike quhet “Ditari i Qytetarëve”, e cila fare nuk përkthehet në gjuhën shqipe, gjuhë që e flasin një e treta e popullatës së Maqedonisë së Veriut. Ja çka thotë “Ditari i qytetarit” në gjuhën maqedonase, e që nuk u përçohet shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare: „Граѓански дневник“ е иницијатива на Владата на Република Македонија и е одговор на барањето за решавање на проблемите со кои се среќаваат граѓаните во секојдневната, интеракција со организациите или институциите кои обезбедуваат јавни услуги. За подетални информации во врска со иницијативата “Граѓански дневник“, посетете ја вебстраната www.uslugi.gov.mk
Qytetarëve shqiptarë qëllimisht u pamundësohet e drejta e qasjes në informacione, e cila u garantohet me ligj. Ky akt i një drejtori të sëmurë rëndë nga fashizmi-etnik është diskriminim për qejf të k..it. Çfarë të keqe ka nëse u përkthehet shqiptarëve, që t’i kuptojnë se çfarë të drejtash kanë dhe si të bashkëpunojnë me këtë drejtori që ushtron ‘haraçin’ ndaj tyre? Ky shembull mjafton që qytetari ta kuptojë se si funksionon mashtrimi dhe manipulimi i shqiptarëve duke përdorur obstruksionizmin politik si mjet për të diskriminuar dhe dehumanizuar shqiptarët që t’i gëzojnë të drejtat e tyre themelore si me konventat e OKB-së ashtu edhe me ligjet dhe parimet bazë të demokracive Perëndimore, Europiane. “Agjencia për Zbatimin e gjuhëve …”, tashmë ka krijuar një listë të gjatë të të gjitha institucioneve shtetërore dhe korporatave dhe kompanive private dhe shoqërore të cilat do të shpallen publikisht në media se kush, çka ka bërë në lidhje me detyrat dhe obligimet e “Ligjit për Zbatimin e Gjuhëve …”. Kjo është njëra ndër betejat e ardhshme të prijësit dhe të stafit të “Agjencisë për …”.
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)