Shkup, 12 shtator – Qëndrimet kontradiktore brenda Akademisë së Shkencave dhe Arteve lidhur me çështje të ndryshme për marrëdhëniet ndëretnike dhe sidomos deklarata të anëtarëve të saj për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe që po debatohet në Parlament, kanë detyruar këtë institucion të deklarojë qëndrimin e vet, shkruan gazeta KOHA. Në një njoftim të shpërndarë nga Kryesia e ASHAM-it kërkohet që miratimit të Ligjit t’i paraprijë një debat shkencor nga ekspertë të kësaj fushe, në mënyrë që formulimet e propozuara në këtë ligj të kuptohen si duhet, duke qartësuar interpretimet dhe keqinterpretimet që po i bëhen. Sipas ASHAM-it, për të gjitha dilemat dhe çështjet e mbetura pezull, deputetët duke respektuar opinionin e ekspertëve, duhet të iniciojnë një debat, ndërsa vetë propozim-ligjin e konsideron si një mundësi të mirë për të mbyllur një çështje të mbetur pezull dhe që vazhdimisht krijon tensione ndëretnike edhe pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)