Shkup, 21 qershor – Rreth ndodhive të fundit me shfrenimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të tifo grupit “Komitët” në dy rastet e fundit nëpër rrugët e Shkupit, është prononcuar edhe kreu i Qytetit, Petre Shilegov, raporton gazeta KOHA. Ai për këto ndodhi gishtin e drejton ka partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.
“Normalisht që kur VMRO-DPMNE është në opozitë, veprimet e konflikteve dhe tensioneve nacionaliste ngrihen. Ne e dimë mirë se çka ka ngjarë në qeverisjen e tyre të mëparshme por ata dinë më së miri të luajnë me emocionet e qytetarëve dhe dinë më së miri të bëjnë trazira, por unë do të lus të gjithë qytetarët të mos bien në provokimet e tyre dhe të ruajnë qetësinë, paqen dhe stabilitetin. Ne jemi vend i anëtarë i NATO-s, në dhjetor do te hapen bisedimet me BE-në, pra këto janë synimet dhe politikat tona, ne jemi për shtet të përbashkët dhe demokratik, ndërsa ata e duan vetëm të keqen. Nuk dua të flas për çështje politike por për misionin ku jam si kryetar i Shkupit”, u përgjigj para gazetarëve kreu i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov pas nënshkrimit të marrëveshje për Planin urbanistik me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski. (koha.mk)