Për fat të keq, Maqedonia është shndërruar në arenë të përgjakshme. Oliver Spasovski ndjek tenderë dhe bën politikë, policia nuk është në terren, ndërsa qytetarët janë të pambrojtur, ka thënë Orce Gjorgjievski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
“Pothuajse nuk ka vikend e të mos ndodhë grabitje serioze, vrasje apo ndonjë incident i madh. Mbrëmë opinioni përsëri ka qenë dëshmitar i një vrasje në Gjorçe Petrov. Njeriu ishte vrarë me një plumb në kokë në afërsi të kazermës. Ky është likuidim klasik. VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se situata e sigurisë do të përkeqësohet për shkak të paaftësisë së Oliver Spasovskit dhe koalicionit me kriminelët e LSDM-së. Kjo vrasje është edhe një dëshmi se krimi po sundon nëpër rrugë”, ka thënë Gjorgjievski i VMRO-DPMNE-së.