Shkup, 30 dhjetor – Derisa Oliver Spasovski ndjek agjendat partiake dhe ndan libreza partiake në Kumanovë, në Maqedoni po derdhet gjak nëpër rrugë, shtëpi dhe objekte hotelierike.
Fundjava e përgjakshme për vetëm 36 orë ka sjell tre vrasje mizore. Përveç likuidimit të njeriut në Gjorçe Petrov, dje ka ndodhur edhe vrasje në objekt hotelierik në Kërçovë dhe vrasje në një shtëpi në Prilep, ka reaguar sot përmes një deklarate për media, anëtari i Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski.
“E gjithë kjo është rezultat i jo profesionalizmit dhe paaftësisë së njeriut të parë të ministrisë së Brendshme, Oliver Spasovski. Jeta e qytetarëve është shndërruar në skena të filmave të Perëndimit të egër. Përshtypje e përgjithshme në Maqedoni është se ekziston koalicion mes krimit dhe pushtetit. Oliver Spasovski patjetër të largohet që të kthehet imazhi i institucionit dhe të kthehet rendi dhe siguria në shtet. Këtë e presin qytetarët”, ka thënë Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.