Shkup, 19 nëntor – Ndryshimet në një segment të caktuar në Kushtetutë nuk do të thotë se ndryshon edhe identiteti ynë. Identiteti nuk mund të ndryshojë me ndonjë fjali, paragraf, e madje le të jetë kjo edhe në Kushtetutë. Edhe me ndryshimin e Kushtetutës lidhur me vendimeve e KAÇKM-së, sërish themelet e këtij shteti mbesin të shpalljes së KAÇKM-së në vitin 1944, thotë drejtori i Institutit për histori kombëtare, Dragi Gjorgiev në intervistë për MIA-n.
“Në esencë, mendoj se nëse ndryshon një segment i caktuar në Kushtetutë, kjo nuk do të thotë se ndryshon edhe identiteti ynë. Identiteti nuk mund të ndryshojë me një fjali, paragraf, e madje le të jetë kjo edhe në Kushtetutë. Kundër produktive është të flitet për ndryshimin e identitetit të popullit të Maqedonisë. Kjo vetëm e tregon pasigurinë tonë dhe inferioritetin. Nëse ndokush vazhdimisht flet dhe ka frikë për identitetin e vet, atëherë tregon se ai është i pasigurt në këtë pikëpamje. Edhe me ndryshimin e Kushtetutës lidhur me vendimet e KAÇKM-së sërish mbetet shpallja e KAÇKM-së. Do të thotë, sërish themelet e këtij shteti mbesin në shpalljen e KAÇKM nga viti 1944”, thotë Gjorgiev i pyetur për komentin e shkencës historike lidhur me amendamentin i cili ka të bëjë me ndryshime në preambulën dhe vërejtjet nga opozita se me këtë ndryshon historia jonë dhe bëhet diskontinuitet.
Ai nuk mendon se ndryshimi i Kushtetutës do të sjell deri në krijimin e një shteti të ri ose identitet të ri në territorin e Maqedonisë.
“Identiteti i këtij populli mbetet në duart e tij. Sa më shpejtë që lirohet populli nga druajtje se dikush do t’ia marrë ose tentoj t’ia marrë identitetin përmes intervenimeve të ndryshme në Kushtetutë, aq më shpejtë dhe më sigurt do të vazhdojë edhe më tej. Është shumë me rëndësi që qytetarët e Maqedonisë të përballen me disa qëndrime të tyre, paqartësi dhe frustrime nga e kaluara që të mund më tej të vazhdojnë dhe të mos kenë ndjenjë të inferioritetit dhe frikë se në të ardhmen dikush do t’ua rrëmbejë identitetin. Mendoj se ndryshimet do të sjellin deri në atë që ky shtet ta përforcojë vendin e vet midis popujve evropianë, sepse hyrja në NATO dhe më tej në BE, do të thotë edhe përforcim të vendit të këtij populli, të kësaj kulture dhe të gjuhës maqedonase do të jenë në botën kulturore evropiane. Unë nuk e di nëse ndonjë popull ose komunitet, të cilët janë pjesë e BE-së, e kanë humbur gjuhën e tyre, kulturën e tyre, historinë, identitetin. Përkundrazi të gjithë popujt dhe komunitetet më të vogla i përforcojnë këto aspekte nga ekzistimi i tyre”, thotë mes tjerash, drejtori i Institutit për histori kombëtare Dragi Gjorgjiev në intervistën për MIA-n.