Shkup, 17 shtator – Çështja rreth identitetit të Goce Dellçevit më shumë e aktualizua nga publiku se sa që ishte diskutuar në vetë Komisionin. Sipas meje, Goce Dellçevi i takon edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë dhe unë këtu e shoh rrugën. Dhe këtë e thash edhe pse nuk besoj se do të pranohet nga ana bullgare, se në këtë moment duhet të ruhen të dyja perceptimet për Goce Dellçevin, edhe perceptimi maqedonas edhe perceptimi bullgar dhe në këtë moment mendoj se kjo është zgjidhja.
Këtë e deklaroi Dragi Gjorgjiev, kryetar i ekipit maqedonas të ekspertëve në Komisionin e përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore, në emisionin e sontëm “Samo vistina” në televizionin Kanal 5.
Sipas tij, cilado çështje në të cilën do të mbisundojë njëra ose pala tjetër nuk do të jetë zgjidhje, nuk do të pranohet nga shoqëria, nga populli në shtetin adekuat.
“Dhe për këtë nëse duam që në këtë moment të lëvizim ne nga ajo pikë e vdekur duhet ta pranojmë këtë qëndrim në këtë moment i cili, sipas meje, nuk pengon të festohet Goce Dellçevi bashkërisht. Sipas rrëfimit maqedonas Goce Dellçevi është hero kombëtar maqedonas, sipas atij bullgar ai është hero kombëtar bullgar, megjithatë ka elemente të cilat lejojnë që ajo figurë, e rëndësishme për të dy popujt dhe për të dy kujtimet, të festohet bashkërisht”, nënvizoi Georgiev.
Ai sqaroi se në historiografinë bullgare termi maqedonas në atë kohë nënkupton vetëm rajon, se nënkupton njeri me origjinë gjeografike nga Maqedonia, megjithatë jo edhe me nacionalitet maqedonas dhe se kjo është teza në të cilën qëndrojnë edhe kolegët në Komisionin bullgar dhe kolegët në historiografinë bullgare.
Sa i përket Goce Dellçevit, Gjorgievi përkujtoi se ai është lindur në Maqedoni, në Kukush.
“Goce Dellçevi i kaloi institucionet arsimore bullgare, nga shkolla fillore, e mesme, Akademia ushtarake. Megjithatë, lojaliteti i Goce Dellçevit nuk është kah Bullgaria. Lojaliteti si atdhe i Goce Dellçevit është kah Maqedonia”, tha Gjorgjiev, duke shtuar se këtë e kuptojnë edhe kolegët e tyre bullgarë.
Ai tha se me kolegët bullgarë ende flasin për Goce Dellçevin, edhe pse nuk kanë shkruar shumë në letër.
Sipas tij, duhet shumë durim dhe mençuri me qëllim që të jenë të kënaqura që të dyja palët, që të mund të njihet ajo që do ta japim para publikut dhe para dy popujve.