Strumicë, 9 dhjetor – Si do të përparojë procesi i negociatave dhe kur të vijmë deri te ato tema të ndjeshme, siç janë për shembull, shekulli 19, Kryengritja e Ilindenit, Lufta e Dytë Botërore, do të paraqiten probleme të mundshme, thotë Dragi Gjorgjiev, drejtor i Institutit për histori kombëtare dhe shefi i ekipit të Maqedonisë në komisionin e përbashkët për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Shton se komisionet e tilla janë krijuar që të mund të tejkalohen problemet e tilla, por potencon se bëhet fjalë vetëm për tekstet shkollore, sepse komisioni nuk ndërhyn në historinë zyrtare akademike.
I pyetur për Luftën e Dytë Botërore dhe në çfarë cilësie bullgarët kanë qenë në këto territore dhe çfarë qëndrimi ka pala e Maqedonisë Gjorigev u përgjigj edhe më herët kemi dhënë disa deklarata për këtë, madje edhe në Bullgari rreth kësaj ka pasur deklarata se në mënyrë formalo-juridike ky është okupim dhe ndryshe nuk mund të interpretohet ky term.
Informon se të gjitha sugjerimet për përmirësimin e teksteve shkollore në histori do të dorëzohen në qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe prej tyre siç tha, varet kur, si dhe në cilën mënyrë do t’i vendosin në programet mësimore në lëndën e historisë.
Theksoi se pas takimit të tretë të mbajtur më datën 30 të muajit të kaluar në Bullgari, komisioni, gjegjësisht dy bashkëkryetarët e komisionit do të parashtrojnë raport për të tre takimet e deritanishme në seancën e ardhshme të përbashkët të qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë që duhet të mbahet në Bullgari.