Shkup, 5 prill – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, para namazit të Xhumasë, ka qenë mysafirë në Xhamin e fshatit Lubin, të Komunës Saraj, njofton gazeta KOHA.
Ai me këtë rast ka takuar, xhematin e kësaj xhamie, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë i shoqëruar edhe nga imami i Xhamisë, Rizvan Babaçiq.
Ndryshe, Vllatko Gjorçev, ishte deputeti që më së shumti kontriboi në qetësimin e situatës gjatë trazirave të 27 Prillit, ndërsa nga faktori ndërkombëtar shihet si një figur politike, progresive evropiane. (koha.mk)