Shkup, 23 janar – Vllatko Gjorçev sot në konferencë për shtyp deklaroi se do të kandidohet për president të shtetit. “Publikoj dhe tregoj se do të kandidohem për president. Kam përvojë, motivim, njohuri, ndershmëri dhe lojalitet”, tha Gjorçev në konferencë për shtyp në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Shtoi se tani është motivuar më tepër nga kurdo qoftë dhe theksoi se nuk frikësohet nga kundërkandidati i LSDM-së. “Drejtpërdrejt u them të gjithë kandidatëve të LSDM-së më 21 prill Ju pres unë, por edhe të paktën 500 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ta kthejmë shpresën e Maqedonisë”, tha Gjorçev, duke shtuar se është i gatshëm të investojë të gjithë qenien dhe njohurinë time.